• |
ide | kryesore

Grabitje me armë zjarri në Roskovec, dy persona vjedhin çantën me bizhuteri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Grabitje me armë zjarri në Roskovec! Dy persona të maskuar dhe me armë në dorë, janë futur të grabisin një dyqan në Roskovec, në mes të ditës. Paraprakisht mësohet se grabitësit kanë arritur të marrin një çantë me sende personale dhe disa bizhuteri nga dyqani.

Vetë pronarja e dyqanit ka rrëfyer momentet e tmerrit të grabitjes. Ajo tregon se ka parë dy persona që janë futur në dyqanin e saj, që mbanin një send të zi në dorë, dhe i është dukur si armë zjarri.

“Erdhën e u futën në dyqan. Kishin një send të zi në dorë që ngjante si armë zjarri. Morën një çantë me sende personale dhe disa bizhuteri,“- thotë ajo.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë që kanë patur mundësi filmimi në zonën ku ka ndodhur ngjarja, në mënyrë që të zbardhen aturoët. Ndërkohë, janë ngritur edhe pika kontrolli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *