• |
ide | kryesore

I vunë tritol në banesë, flet gazetari i News 24 (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari i Neës 24 Elidon Ndreka duket i qetë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në banesën e tij.

Tritoli duket se nuk do ta pengojë të vazhdojë punën e tij. “Më jep kurajo për të vazhduar më para” – shprehet Ndreka, i cili i bën thirrje policisë të hetojë dhe zgjidhë ngjarjen.

Ai tregon se nuk vë dot gisht se kush mund të jetë pas ngjarjes së rëndë.

Çfarë thotë policia 

“Në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *