• |
ide | kryesore

Karlie Kloss shtatëzanë për herë të parë me Joshua Kushner

-Instant, Paparazzi, Slider



Revista People konfirmon se Karlie Kloss po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Joshua Kushner.

“Karlie është shumë e lumtur që do të presë fëmijë e saj në 2021-shin. Ajo do të jetë një nënë e mrekullueshme”, thotë burimi për revistën.

Kloss dhe Kushner, investitor dhe biznesmen, 35 vjeç, sapo festuan përvjetorin e tyre të dytë të martesës. Në vitin 2018, ata patën një ceremoni të vogël hebreje me më pak se 80 të ftuar.

Themeluesja e “Kode with Klossy” veshi një fustan të përgatitur vetëm për të nga Dior, i cili zgjati mbi 700 orë për t’u krijuar.

Ata vazhduan festimet e tyre të dasmës në qershor të vitit 2019 me një festë të mbushur me të ftuar si Orlando Bloom, Katy Perry etj.

Vëllai i madh i Kushner është Jared Kushner, bashkëshorti i vajzës së madhe të presidentit Donald Trump, Ivanka Trump. Sidoqoftë, Kloss ka qenë e qartë për pikëpamjet e saj politike, pavarësisht lidhjes që ka me Trump dhe familjen e tij.

Në fillim të kësaj jave, ajo dha votën e saj në zgjedhjet presidenciale, duke mbajtur një maskë me Joe Biden dhe Kamala Harris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *