• |
ide | kryesore

Lider i opozitës? Meta: Nuk dal dot në rrugë…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po sfidoi Brukselin duke rivotuar Kodin Zgjedhor edhe pa pritur Komisionin e Venecias. Gjatë intervistës në “Zonë e lirë”, Meta tha se këtë shtet e ka kapur Edi Rama dhe disa ndërkombëtarë, që i quajti palaço.

“Presidenti ua ka thënë me kohë, shteti është kapur, institucionet kanë rënë. Çdo gjë në kohën e duhur. Kjo është beteja e parë që fillon rivendosja e rendit kushtetues në Shqipëri.

Këtë krizë e ka krijuar Edi Rama, disa ndërkombëtarë palaço që morën anën e tij duke i dhënë reformën në drejtësi. Kjo është e vetmja gjë që më thonë njerëzit, shpërndaje parlamentin. Nuk dal dot në rrugë. Jam lideri i Shqipërisë sot, më intereson e ardhmja e Shqipërisë” – tha Meta.

Por edhe pse thotë se është “lider i Shqipërisë”, Meta u pyet se mos ndoshta po sillet si “lider i opozitës”.

“Jam lideri i Shqipërisë sot, më intereson e ardhmja e Shqipërisë, nuk më intereson politika tani” – përsëriti Meta duke e shmangur nje pergjigje te drejtperdrejte. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ah mor Edi Rama qe bere kete palaco president! Faj i madh eshte dhe duhet te ikesh ti dhe maresh me vete kete plere.

  2. Te kam thene dili perball Opozites se Basha nuk eshte per ate pune pasi eshte Sorrorist si Ramavirus, Veliaj, 666, Spirrapali etj Oligark e bashibuzuk hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *