• |
ide | kryesore

Mbyllje e dytë e vendit? Basha: Çdo masë shtesë rezultat i dështimit të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi sot se çdo masë shtesë kufizuese, përfshi edhe mbylljen e dytë nga COVID-19 do të jetë rezultat i dështimit të Ramës.

Basha thotë se Rama fshihet mbrapa grupit të tij të ekspertëve, ndërkohë që shton se ekspertët e vërtetë i kanë kërkuar masat e tjera më parë si rritja e testimeve, rimbursimi i ilaçeve, apo dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.

Ai shton se nëse këto masat do të merreshin më parë atëhere Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë ku është sot.

“Nuk ka asnjë dyshim që ai grup i ekspertëve po vepron si fasadë e dështimeve të Ramës. Ai ka dështuar me qëllim me menaxhimin e krizës. Arsyet ja u thashë. Paratë që duhet të shkonin për shëndetësinë, pacientët e qytetarët. Rama ia ka harxhuar për klientët.

Përgjegjësia është e tij, nuk mund të fshihet pas grupit të ekspertëve. Ekspertët kanë folur para nesh, kanë kërkuar rritje të testimeve, rimbursim të paketës së ilaçeve, këta janë të vërtetët. Të tjerët janë fasadë e Ramës.

Nëse do ishin marrë këto masa, situata do ishte shumë më e lehtë për t’u përballuar sa ç’po bëhet nga ora në orë. S’ka asnjë alibi pse nuk janë marrë masat. Çdo dështim dhe masë kufizuese është rezultat dhe produkt i dështimit të Ramës, i menaxhimit në  kohë. Nuk ka pasur asnjë plan për të ndihmuar njerëzit e sistemit, por është fshehur dhe fshihet ndërkohë që vijon të vjedhë paratë e shqiptarëve.

Mos e krahasojë veten me Francën dhe Gjermaninë, se del si rruajtur qethur ky i hajduti. Krahaso me Maqedoninë e Veriut, që ka paketën e 4-t. Padiskutim, rritja e numrit të testimeve, rrit aftësinë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit. E ka thënë OBSH, është e faktuar. Sa më pak të testosh, aq më pak të infektuar dalin. Sa më shumë, aq më tepër lind nevoja për masa.

Të mbrosh, të pajisësh mjekët, ky nuk e ka bërë, të rimbursosh ilaçet, ky nuk e ka bërë. Mban testimet në nivel të ulët e pastaj thtoë në Kuvend do vendosim kush do jetojë e kush do vdesë.

Të tjerat janë pallavra, që njerëzit të hanë sapunin për djathtë. Vendi ka mundësi financiare për t’u pëballuar, por kryeministri vijon vjedh.” – u shpreh Basha.



3 Comments

  1. Deshtimi ne interesin tend po he. Se po ti bente mire punet nuk do kishte kuptim egzistenca jote.

    Prandaj per cdo deshtim mos bej sikur nuk te vjen mire 😉

    Leqe s’ka ngelur gje tjeter vecse t’ja fusim njeri tjetrit.

    Mbyllja e dyte eshte si te bej yqer Franca apo Gjermania, po thane ato Shqiptare ne kotec, me vrap te koteci se pastaj te …

  2. -Merkel vendosi qe Gjermania do te futet ne karantine ( Merkeli ka deshtuar me masat e me parshme ? )
    -Frnaca vendosi te karantinoje gati 60% te teritorit ( Makroni ka deshtuar me mastat e meparshme ? )
    -Belgjika po shkon dretj mbylljes totale ( ka deshtuar qeveria e Belgjikes me masat e meparshme ? )
    . etj
    .etj
    .
    .
    .
    .
    – Anglia po shqyrton mbylljen totale te 6 qyteteve me te prekur nga Covid ( paska deshtuar dhe Anglia me masat e meparshme )

    Tani trushplaret e ketij portali po tju thuash qe Rama e perhap vete Covidin , jo vetem e besojne por dhe e propagandojne me te madhe.

  3. Ca mereni me kete pallen. Rama eshte si eshte po dembel nuk I thua dot.
    Kurse ky koqia mire qe ka gjith te zezat qe kan politikanet tane. Po eshte dhe kokrra e dembelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *