• |
ide | kryesore

Meta bën thirrje: Të instalojmë ligjin për Referendumet! O tani o kurrë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta kërkon që Shqipëria të funksionojë me referendume. Ai mori sot pjesë dhe vlerësoi nismën e shoqërisë civile “Nisma kombëtare për Referendum” që ka në themel të sajin instalimin e ligjit për referendumin.


“Nuk kemi kuadër të mjaftueshëm ligjor për ta bërë të mundur referendumin, ose me saktë kemi mekanizma që e bëjnë të pamundur referendumin”, tha Meta duke dalë në krahë të nismës së shoqërisë civile.


“Do bëj gjithçka që kam në dorë për t’i shërbyer kësaj nisme deri në realizimin e saj efektiv. Presidenti ka për detyre të ruajë bashkimin e popullit. Jam betuar me dorën mbi Kushtetutë, e ndjej si detyrë atdhetare, situata e rëndë në të cilën populli s’ka qenë kurrë më parë, si funksionim shtetëror flas, jam i sigurt që të gjithë se bashku duhet ta çojmë deri në fund këtë nismë. Le ta quajmë këtë si zgjim të shoqërisë civile. Mbështet si President nismën me shumë forcë, shpresoj që ky kuvend të bëjnë një punë të mirë, ta miratojë këtë ligj sipas të gjitha përcaktimeve që ju i keni bërë ligjit që referendumi të jetë efektiv, Vetëm të bashkuar në referendume mbrojmë të drejtat e qytetarëve dhe zhbëjmë çdo cenim të interesit kombëtar dhe publik. Unë them: O tani o kurrë! Jam i bindur që kjo gjë do ndodhë, e kemi për detyrë që ta instalojmë përfundimisht ligjin mbi referendumet”,- u shpreh Meta.

Shqipëria, sipas Kreut të Shtetit, nuk duhet t’i ngjajë Kolumbisë, por Zvicrës e cila nuk resht së bëri referendume.

“Nuk mund të kemi një Kolumbi por një Zvicër në Ballkan. Ajo që na mungon nga Zvicra është Referendumi. Ne e kemi detyrim kushtetues të vendosur prej 22 vitesh. Një pakicë nuk mund të sundojë mbi gjithë shumicën që është populli”,- vijoi Meta.

4 Comments

  1. MBASI E BETE ÇORBE DERRRASH ASHTU SIÇDESHET DHE SIÇ JU LEVERDISTE TANI KERKONI REFERENDUME . KESAJ I THONE ME FAL SE TE VRAVA OSE ME SAKT ME FAL O POPULL SE JU QIME , POR NUK QUHET .

  2. Sikur kemi nje kuvend te paligjshëm apo jo o president?! Pranoje o Ilir, ka kohë që te ka ikur situata nga dora, tani shihni shkatërrimin tuaj te palavdishem. Keshtu është kur përziheni ne korrupsion, kur vendos satanikun psikopat Rama ne krye dhe refuzon te pendohesh per gjynahet qe ke ti vetë, e sheh ç’keni gatuar??!! Edhe Zoti nuk pranon t’ju ndihmojë.

    P.S. Edhe Rama me luçiferianet e tjere do ti paguajnë shtrenjtë poshtërsitë e tyre, por ama ju të gjithë do të paguani, jo vetëm ata….. Tani vazhdo me pallavrat e zakonshme!!

  3. LIke, popullit i ngrefet po i more gjene me te shtrenjte PARANE vetem atehere ngrihet, keshtu dhe politikanet, po ja preke parate kercejne si geshtenja ne zjarr. Kot e ke qe ben thirrje, nuk e rruan kush, Te gjitheve u pelqen XXXX shoqeror 30 vejecar.

    Dy gjera e karikojne Shqiptarin, merrju parane ose leri pa buke, po pa buke fare ama jo nga nje kocke sic ka lene ramavirusi sa per mos me vdekur, hiqi buken shtoi drurin vetem ahere mund te ngreje koke. Leqe ato qe mund te ngrinin koke i perzune, delet e mbetura i kontrollon mire e mire pordhitika socialdhjerse.

    KOT, It’s KOT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu