• |
ide | kryesore

Naftëtaret të rraskapitura në ditën e 16-të të grevës i bëjnë thirrje Ramës: Nuk dalim që këtu pa një zgjidhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Me një gjendje shëndetësore tej mase të përkeqësuar në ditën e 16-të të grevës së tyre, naftëtaret e Ballshit thonë se janë të vendosura të vazhdojnë protestën.


Naftëtaret sërish i drejtohen me një thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë zgjidhjen për rrogat që nuk i janë paguar prej kohësh, por jo që ato të lenë grevën.


‘’Nuk dalim që këtu. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama, do dalim kur të marrim pagat e fituara me gjyq. Nuk negociojmë jashtë grevës se nuk kemi besim.’’- thonë ato.

Prej ditësh Edi Rama i ka vendosur kushtin naftëtareve që të lenë grevën dhe më pas ai do shkojë vetë menjëherë për të negociuar, por vetëm pasi të plotësohet kushti.

Ndërkohë gratë kanë kërkuar një grup negociator që do diskutojë me kryeministrin, por nga ana tjetër ato të vijojnë grevën deri në zgjidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu