• |
ide | kryesore

Pak qetësi për gjyqtarët e prokurorët/ KPK ul ritmin nga koronavirusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njofton se duke filluar nga sot deri në datën 6.11.2020, do te kufizojë punën.

KPK ka vendosur vijimin e punës vetëm në distancë, online, nga të gjitha strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me përjashtim të zyrës së arkivë – prokotokollit.

“Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike”,- thuhet në njoftimni e KPK.

Kjo lëvizje vjen pas rritjes së rasteve me koronavirus javët e fundit. Masa dhe kufizime janë marrë që tani, siç është mbyllja e universiteteve dhe vazhdimi i tyre online, ose propozimi që kafet të mbyllen në ora 10 të darkës. ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. KANE PAS RITEM SHUME TE LARTE DHE TANI E ULEN . ISHIN SI BRESHKAT PO BEHEN SI KERRMILLI . PTUUU TE QIFSHA VETINGUN E KURVES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *