• |
ide | kryesore

Parashikimet e sizmiologëve grekë për lëkundjet që mund të vijojnë

Lajme, Të fundit



Një tërmet i fortë prej 6.7 Rihter ndodhi disa minuta para 2 të pasdites së kësaj të premteje me orën lokale greke.

Epiqendra e tërmetit ishte në veri të Samos, në një zonë deti dhe thellësia sipas informacionit të parë është më pak se 10 kilometra, që do të thotë se është një tërmet sipërfaqësor.

Dridhja më e fortë që zgjati për një kohë të gjatë, u ndie në të gjithë Greqinë, por edhe në Turqi , Bullgari dhe Shqipëri. Tronditjet më të forta tashmë janë regjistruar.

Sipas shkencëtarëve, lëkundjet pas tërmetit pritet të zgjasin me javë apo edhe muaj, megjithatë, 48 orët e para janë gjithmonë thelbësore për shfaqjen e një tronditje shumë të fortë. Rreth një orë pas tërmetit më të fortë, presidenti i OASP, Profesor Efthymis Lekkasu bëri thirrje banorëve të Samos që të mos hyjnë në shtëpi, të jenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre dhe të qëndrojnë të qetë. Sipas presidentit të Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, është e mundur që një tërmet të ndodhë edhe mbi 6 Rihter, duke qenë se tërmeti kryesor ishte i rendit prej 6.7 Rihter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *