• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Ramës me deklaratën e Manastirliut: Dëshmi e situatës ku e ka zhytur kryeministri vendin (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshë i PD-së, Gazmend Bardhi, poston deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha në Kuvend se do të detyrohemi të sillemi si vendet të tjera që kanë përzgjedhur se cilët pacientë do futen apo jo në frymëmarrje të drejtuar ne rast se situata përkeqësohet. Sipas numrit dy të PD-së, kjo deklaratë është pasqyrë e situatës ku e ka futur Edi Rama vendin gjatë pandemisë së Covid 19.

Reagimi i Bardhit.

Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në spitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:

· Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.
· ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.
· ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.
· Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.
· Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.

Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe e Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *