• |
ide | kryesore

“Polic ke qenë e polic do mbetesh”/ Lleshaj justifikohet për fyerjet në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është justifikuar për fjalët fyese në drejtim të uniformave të policisë kur iu drejtua deputetit Myslim Murrizi me fjalët: “Polic ke qenë e polic do mbetesh”. Kjo deklaratë shkaktoi mjaft reagime në rrjetet sociale pasi u konsideruara aspak etike që vetë ministri i brendshëm të përdorë fjalën “polic” në kuptim pezhorativ. Në një postim të gjatë në Facebook, Lleshaj justifikohet se fjalët e tij janë keqkuptuar edhe pse në fillim kërkon ndjesë për atë që ka thënë.


“I ndodhur përballë një ndërprerje të padenjë të fjalës time dhe agresionit verbal nga deputeti Murrizi, i kam kujtuar atij se ka qenë polic në Policinë famëkeqe Financiare të viteve 90-të, pikërisht për t’i thënë se ai nuk e ka të drejtën morale të përbaltë Policinë e Shtetit, e cila gëzon sot vlerësimin më të lartë të qytetarëve dhe të partnerëve” – thotë Lleshaj. Nëse sheh videon më poshtë Lleshaj nuk e përmend fare policinë financiare të viteve 90. ©LAPSI.al


9 Comments

  1. te isha KM do e kisha heq me shkelma vec per kete qe ka thene. ky eshte civili nr1 qe duhet te mbroje policine e shtetit. ky tall karin

  2. Dihet qe ushtaraket e perbuzin policine dhe ky s’duhet te behej minister i brendshem por i mbrojtjes. Edi ti beje nderrimin me Xhacken direkt!

  3. Gojepalare, me keq se grate flet ky tipi.

    Si mund te jete Minister I Policeve, kur ka kete koncept per Policin.

    Rilindje.

    NUK CHDITEM ME

  4. Tju them nje histori te bukur per kete legenin.Kur ishte oficeri i ri me graden N/Toger punonte ne Diber. Nje dite te bukur degjojne disa te qara qe vinin nga nje kanal aty prane,afrohen dhe shikojne Lleshin e vogel brenda ne kanal duke qare.Cfare ke ca te ka ndodhur pse po qan. Po qaj se ushtaret nuk me binden dhe sme degjojne eeeee.eeeee.Nje toge me ushtare ka 30 vete.Prandaj mos i vini faj kur nuk bente dot zap 30 ushtare si do drejtoje policine e nje shtetit si do ta frenoj gjithe kete krim.

  5. Idiot ke qene dhe idiot do mbetesh ! idiot idiot keshtu perkthehet thenia e tij Pa piken e turpit ben gjysmen e popullit injorant se nuk e paskemi kuptuar kete “filozof”

  6. Policia financiare nuk ka qene fatkeqe mere gjeneral Leshi, aq funksionale u be ajo saqe Berisha u tremb dhe se bashku me Gazideden e shkatarruan dhe me pas e asgjesuan me ligj. Injoranca e ministrit te brenshem Leshi tashme cdo dite behet evidente per te gjithe por une kam vene ne dyshim dhe vete Kadarene qe ka propozuar kete karikature per President te Republikes.

  7. Nuk e kuptoj gjithë këtë histeri kundër Lleshit!!!

    Ai ka thënë një të vërtetë.

    Të gjithë e pranojmë se policia shqiptare është e mbushur me injorantë e militantë.

    Por, Lleshi e ka pasur me murrrizin që u katapultua nga polic në deputet dhe aq sa e kam ndjekur këtë murrizin e lushnjes vërtet duket si polic kur flet, diskuton e kërcënon të tjerët.

    Lleshi nuk meriton të respektohet për 1000 arësye të tjera, por në këtë rast ka të drejtë.

  8. LESHI NA U HOQ SI I LEXUAR PO QENKA NJE KOKRRA E IDIOTIT DHE EKARAGJOZIT QE SE PASKA SHOKUN . MINIMALISHT DUHET TE DORHIQET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu