• |
ide | kryesore

Protesta anti-franceze në disa vende me shumicë myslimane

-Instant, Lajme, Planet



Dhjetëra mijëra myslimanë në Bangladesh, Pakistan, Liban dhe në vende të tjera arabe protestuan kundër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka mbrojtur të drejtën e publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në Francë. Demonstratat në këto qytete ishin të dhunshme dhe rreth 2,000 njerëz u përpoqën të marshonin drejt ambasadës franceze, por ndërhyri policia, duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke rrahur protestuesit me shkopinj. Turmat e protestuesve, varën fotografinë e Macronit në një mbikalim të autostradës dhe e goditën atë me këpucët e tyre. Disa demonstrues u plagosën në përleshjet me policinë. Në mbrëmje demonstruesit u ulën në një rrugë kryesore për të protestuar ndaj përdorimit të forcës nga autoritetet.

Protestat po ndodhin derisa Franca është ende e tronditur, pasi të enjten, një shtetas tunizian vrau tre persona në bazilikën Notre-Dame të Nicës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi incidentin si “sulm terrorist islamist”. Sulmuesi u qëllua nga policia dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *