• |
ide | kryesore

Rama mund të shtyjë zgjedhjet, Meta: Zero shanse!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet në Zonë e Lirë nëse kryeministri Rama synon të shtyjë datën e zgjedhjeve të 25 prillit duke marrë si shkak pandeminë. Por Presidenti thotë se ka zero shans që kjo datë të shtyhet, ndërsa e akuzon kryeministrin se ka bërë një krim të pa amnistueshëm siç është shembja e Teatrit Kombëtar.

“Zero shans. Ai nuk ka asnjë të drejtë morale sepse ka bërë asnjë akt kriminal dhe nuk do të ketë kurrë aministi për atë që ka bërë me Teatrin Kombëtar dhe tregoi qartë se nuk ka asnjë interes për shëndetin e njerëzve.

25 prilli është afati i fundit, ka mbaruar kjo histori. Nuk nxjerr më dekret tjetër, këtë e kam vënë me konsensus. Ai nuk i shtyn dot. Të guxojë të bëja lojëra dhe ta shikojë.

Ilir Meta ka vetëm një qëllim që në këtë vend të mbretërojnë shqiptarët. Referendumi i parë është më 25 prill” – tha Presidenti me tone të larta që e karakterizuan gjatë gjithë intervistës. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *