• |
ide | kryesore

Tajvani, 200 ditë pa asnjë rast me COVID-19

Lajme, Planet



Tajvani është një rast i rrallë suksesi në luftën globale ndaj COVID-19. Ishulli me rreth 24 milionë banorë shënon 200 ditë pa asnjë rast me COVID-19.

Shumë afër Kinës, origjinës së Sars Cov-2, Tajvani duket se ka menduar më parë për pandeminë. Që në 2003, kur Tajvani u godit nga Sar Cov-1 autoritetet ndërtuan kapacitete të veçanta për t’u përballur me pandeminë.

Ministri i jashtëm, Joseph Wu thotë se sa sapo u mor vesh për rastet me pneumoni sekrete në Kinë, u kuptua se do ishte pandemi. Pikërisht vetëm dy ditë para se Wuhan të hynte në ”Lock-Down” më 23 janar, Tajvani mbylli kufijtë për vizitorët e huaj.

Tajvani është ishull dhe e kishte më të lehtë të kontrollonte hyrje-daljet prandaj nëpër porte e aeroporte vendosi një regjim strikt gjurmimi dhe skanimi.

Po ashtu ish-presidenti, Chen Chien-jen që është edhe epidemiolog, thotë se si ”Lock-Down” edhe testimi masiv janë të panevojshme ose ose jo ideale.

Florida në SHBA ka popullsi të njëjtë me Tajvanin dhe vetëm të mërkurën pati mbi 4 mijë raste ditore nga COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *