Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person i cili u kap teksa po transportonte klandestinë që sapo kishin hyrë nga Greqia. Sajmir Mucaj nga Tepelena u arrestua me katër klandestinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku Mucaj po i transportonte me automjet në drejtimin verior. Ai është arrestuar menjëherë ndërsa klandestinët sirianë po trajtohen me ushqim dhe nesër do të deportohen për Greqi.
Tepelensi arrestohet duke transportuar klandestinë
Arkiva, Lajme, Të fundit
