• |
ide | kryesore

Tërmeti afron Turqinë dhe Greqinë, Erdogan dhe Micotakis mesazhe paqeje

-Instant, Kryesore, Lajme



Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet e Turqisë në Egje dhe veriun e ishujve të Greqisë në Samos, duke shkatërruar disa ndërtesa.

Lëkundjet me magnitudë 7 e patën epiqendrën në provincën Izmir të Turqisë, sipas Vëzhguesit Amerikan të Gjeologjisë. Turqia e uli më pas raportimin e magnitudës në 6.6 ndërsa 14 persona thuhet se kanë vdekur, ndërsa 438 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Izmir. Në Samos, dy adoleshentë mbetën të vrarë. Lëkundjet provokuan edhe një cunami të vogël që mjaftoi për të shkaktuar përmbytje në Izmir dhe në Samos.

Lexo edhe: VIDEOT E TRAGJEDISE/ Thellohet bilanci në Turqi, 14 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga tërmeti

Tërmeti është ndjerë deri në Athinë dhe deri në Stamboll dhe pati një thellësi prej 10 kilometrash, megjithëse sipas të dhënave të Turqisë epiqendra kishte një thellësi prej 16 kilometrash. Tërmetet janë të shpeshta sin ë Turqi, ashtu edhe në Greqi. Në Izmir, qyteti i tretë për nga popullsia në Turqi me 3 milion banorë, shumë njerëz vrapuan në rrugë në panik për shkak të frikës nga tërmeti. 20 pallate janë shembur deri tani.

Disa pamje filmike që u postuan në rrjetet sociale tregojnë se si një ndërtesa e një qendre tregtare u rrëzua e gjitha. Të tjera video apo foto tregojnë se si njerëzit kacavirren mbi rrënoja menjëherë pas tërmetit në kërkim të të mbijetuarve.

Ndërkohë për shkak të përmbytjeve në Izmir, disa peshkatarë janë shpallur të zhdukur. “Ishte vërtet një shkundje e fortë, aq sa të rrëzonte në tokë. Kur dola nga shtëpia bashkë me fëmijët e mi, po vrapoja si një i dehur nga lëkundjet” tha Kris Bedford për BBC, një mësues që jeton në Izmir. Një nga 12 viktimat ka ndërruar jetë pasi është mbytur tha agjensia e emergjencave.

https://twitter.com/i/status/1322260014627758080

Zyrtarët thanë më pas se rreth 70 persona janë shpëtuar nën rrënoja. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan tha se qeveria do të ndihmojë ata që u prekën nga tërmeti “me të gjitha mjetet që ka në dispozicion shteti”.

Në Greqi, dy adoleshentë humbën jetën kur muri i një ndërtese u shemb në Samos. Tetë persona u plagosën. Një mini-cunami vërshoi në portin e Samos dhe një numër ndërtesash u dëmtuan. Zyrtarët grekë thanë se magnitude e tërmetit ishte 6.7.

“E ndjemë shumë fort” tha gazetari Manos Stefanakis për BBC, ndërsa sqaroi se pasgoditje të tjera janë në vazhdim. Sipas ti, ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur ishullin që nga viti 1904.
Banorët u lajmëruan të qëndrojnë jashtë dhe larg brigjeve të detit. Gjithsej 45 mijë persona jetojnë në Samos.

“Kishim frikë se do të niste një cunami,- tha Xhud Wiggins, koordinatore në qendrën e refugjateve gra në Samos,- Godina jonë nisi të lëkundej dhe ne vrapuam jashtë. Shumë shpejt në rrugë nisën përmbytjet. Kishim frikë nga cunami, ndaj u ngjitëm në kodër. Kur dola jashtë, gratë ishin kudo dhe po vraponin nga të gjitha anët. Për shumë prej tyre kjo është një traumë për shkak se ata vijnë nga vende si Siria dhe mund t’i jenë kujtuar bombardimet apo tmerret e luftës. Në një moment, të gjithë nisën të vrapojnë. Njerëzit u kapën nga paniku. Shtëpia jonë nuk është më e sigurtë, pasi ka krisje kudo në mure. Për refugjatët e kampeve, që kanë humbur gjithçka në vendet e tyre, humbën gjithçka në një zjarr që ra dhe tani humbën edhe tendat ku flinin gjumë”. Raportimet thanë se tërmeti u ndje edhe nga ishullin grek të Kretës.

Kryeministri grek Qirjako Micotakis tha se kishte folur me Z.Erdogan “për t’i ofruar ngushëllimet e mia për humbjen e jetëve nga tërmeti në të dy vendet”.

“Ciladoqofshin diferencat mes nesh, ka momente kur njerëzit tanë duhet të jenë të bashkuar” shkroi Micotakis në një tweet në rrjetet sociale.

Erdogan u përgjigj më vonë edhe ai me një tweet.

“I shpreh ngushëllimet Greqisë në emrin tim dhe në emër të popullit turk” shkruajti ai. “Edhe Turqia, është gjithmonë gati të ndihmojë Greqinë të kurojë plagët e saj. Që dy fqinjë të tregojnë solidaritet në kohë të vështira është një nga gjërat me më shumë vlerë në jetë” shtoi Erdogan.

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara muajt e fundit nga mosmarrëveshjet në lidhje me kontrollit të territorit në Mesdhe dhe burimet nën det. Në Janar, më shumë se 30 njerëz u vranë dhe 1 mijë e 600 të tjerë u plagosën kur një tërmet goditi Sivricën në Turqi. Në Korrik të 2019 Athina u godit nga një tërmet që goditi pjesën më të madhe të qytetit.
Një tërmet i fuqishëm që goditi zonën pranë Stambollit në vitin 1999 ka lënë pas 17 mijë të vdekur.BBC/ Pwrktheu Lapsi.al



2 Comments

  1. Grekut mos i beso kurre edhe kur ai te shtrin doren e miqesise. Mbas shtregimit te duarve fshihet nje kale troje dhe nje thike mbas shpine. Greku eshte qen i pabese dhe po qen do ngelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *