• |
ide | kryesore

Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë, Rama: Trishtim e keqardhje, lutje për viktimat e solidaritet me familjet e tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është solidarizuar me Turqinë dhe Greqinë pas tërmetit të fuqishëm që ka lënë pas 8 viktima dhe më shumë se 400 të plagosur. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ndjen trishtim dhe keqardhje për goditjen e fortë, teksa shton se lutet për viktimat.

Përsa i përket telefonatës dhe bashkimit të dy liderëve të Greqisë dhe Turqisë, Rama shton se biseda mes tyre është një dritë mirësi që jep shpresë.

“Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritetit vëllazëror me familjen e tyre. Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve që bëjnë dy drita mirësie mes dy popujve dhe shpresave për nesërmen dhe vetë Evropës,”- shkruan Rama.

Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri. Deri më tani në Turqi janë regjistruar 12 viktima dhe 419 të plagosur. Ndërkohë që dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja. Ndërsa në Greqi janë raportuar 9 të plagosur dhe dy fëmijë të vdekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *