• |
ide | kryesore

Tërmeti sjell sinjalet e para të paqes mes Greqisë dhe Turqisë, dy vendet ofrojnë mbështetje të ndërsjellë

Lajme, Planet



Pavarësisht konflikteve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit mbi kërkimet në Mesdhe nga ana e Turqisë, liderët e dy vendeve kanë lënë mënjanë akuzat pas tërmetit tragjik që goditi qytetin turk të Izmirit dhe ishullin grek të Samos.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i përcjellë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e jetëve duke dërguar një mesazh uniteti midis dy popujve.

Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me telefon homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu, menjëherë pas tërmetit të madh në Egje dhe shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar në procesin e evakuimit të qytetarëve, banesat e të cilëve janë shkatërruar në rajonin e Izmirit.

“Pas tërmetit të Samos dhe Smyrna, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias kontaktoi homologun turk M.Cavusoglu dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të dërguar drejtpërdrejt forcat EMAK në Turqi për të ndihmuar qytetarët e bllokuar”, thotë Ministria e Jashtme greke.



1 Comment

  1. Grekut mos i beso kurre edhe kur ai te shtrin doren e miqesise. Mbas shtregimit te duarve fshihet nje kale troje dhe nje thike mbas shpine. Greku eshte qen i pabese dhe po qen do ngelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *