• |
ide | kryesore

Thyen kasafortën e lokalit dhe morën lekët/ Arrestohen 2 vëllezër në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vëllezër kanë rënë në pranga në Kukës, si autorë të dyshuar për vjedhje me thyerje të kasafortës së një lokali në qytetin e Kukësit.  Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës kanë vjedhur një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *