• |
ide | kryesore

Tjetër rekord/ 319 raste dhe 3 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e pandemisë në vendin tonë. Nga Task Forca janë konfirmuar 319 raste të reja me Covid-19 këtë të premte. Ndërkohë 90 pacientë janë shëruar në 24 orë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Ndërkaq në 24 orët e fundit, 3 persona: një 72 vjeçare dhe një  73 vjeçare nga Tirana si dhe një 81-vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *