• |
ide | kryesore

VIDEOT E TRAGJEDISE/ Thellohet bilanci në Turqi, 14 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga tërmeti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter ka goditur sot Turqinë dhe ishujt grekë në detin Egje. Në Turqi lëkundjet kanë qenë më të forta në qytetin e Izmirit ku raportohet për të paktën 20 ndërtesa të shembura.

Deri në këto momente raportohet një bilanc tragjik me 14 viktima dhe mbi 400 të plagosur. Mbi 200 forca të emergjencës po punojnë për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat.

Deri tani janë nxjerrë 70 persona të gjallë, por dyshohet e mund të ketë ende të pajetë nën ndërtesat e shembura. 2 nga viktimat u shënuan në ishullin grek të Samosit të cilët humbën jetën nga rrëzimi i një muri.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoğan tha se shteti i ka mobilizuar të gjitha mjetet e nevojshme për të shpëtuar qytetarët të cilët ende gjenden nën rrënoja. BE dhe NATO ofrojnë ndihmë për Turqinë dhe Greqinë pas tërmetit që goditi vendet.

Edhe Franca po ashtu ka ofruar ndihmë ndërsa Athina dhe Ankaraja kanë lënë mënjanë mëritë pasi mes ministrave të jashtëm Dendias dhe Cavushoglu. Lëkundjet shkaktuan edhe një cunami në përmasa të vogla, por uji hyri në rrugët e Izmirit. Deri tani regjistrohen mbi 67 pasgoditje. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=FNh_IldbD5s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *