• |
ide | kryesore

Zv.ministrja e Shëndetësisë: Po përgatitemi për më të keqen, nuk e parashikojmë dot sa do shkojnë numrat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, rritet edhe shqetësimi se sa janë kapacitetet e sistemit shëndetësor në përballimin e situatës. Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë një interviste për Ora News, iu bën apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat, me qëllim që të mos çojmë vendin drejt situatës së kolapsimit të sistemit shëndetësor.

Rakacolli: Gjithë objektivi jonë është shmangia e ndonjë skenari kolapsimi. Mbi bazën e një shmagieje të tillë është ndërtuar gjithë strategjia jonë që nga fillimi i pandemisë. Njerëzit u shqetësuan për mbylljen që u bë në Mars. Po të mos ishte bërë ajo mbyllje, po të kishim pasur këto numra që në mars, sistemi jonë shëndetëor që nuk është i përgatitur për një pandemi që ndodh 1 herë në 100 vjet, ashtu siç nuk është i përgatitur në vendet e tjera të botës, natyrisht që do të kishim pësuar edhe ne të njëjtin fat si Italia.

Mbyllja në atë kohë na dha ne kohë që të përgatisnim sistemin tonë shëndetësor në përballimin e mëtejshëm të situatës. Askush nuk mund të parashikojë se sa do të shkojnë numrat dhe ky sistem shëndetësor që ne kemi ngritur do të mbajë. Por duke parë tendencat në rritje, jemi të bindur që po të zbatohen masat, me siguri që do të shmangim skenaret e kolapsimit.

Më tej ajo tregon se Ekspertët Teknikë, Ministria dhe gjithë instancat e tjera janë parapërgatitur për më të keqen.

Rakacolli: Tashmë janë shtuar ekipet e epidemiologëve që marrin testimet. Janë shtuar stafet nëpër spitale, qoftë në atë COVID-1 apo COVID-2, është gati stafi për spitalin COVID-3. Kemi bërë të gjitha planet tona nëse do duhet të përdorim edhe spitalin COVID-4. Kemi filluar me trajnime të stafit spitalor dhe sistemit parësor në të gjithë vendin. Ne e kemi thënë edhe herë të tjera, nëse në Tiranë do të mbushen kapacitetet, që shpresojmë të mos ndodhë, atëherë do të kalojmë me futjen në skenarë edhe të spitaleve rajonalë.



7 Comments

  1. Hë juve kukumjackat e MSH po pregatisni terrenin për mbylljen e dyte??!! Edhe juve mashtruese dhe tradhtare si Rama jeni, turp te keni! Dhe sa për virusin gjeni tamam se nga vjen dhe se si saktësisht kurohet, se njerzit kanë frikë të shkojnë nëpër spitale se mos i vdisni.

  2. E ka thene shefja jote direkte, do perzgjedhim se ke do kurojme. Ju jeni te pafytyre dhe pastaj dilni e flisni per suksese. Ik moj kukumjacke e shemtuar se ti nuk vlen per asgje.

  3. Palla i gjate thote se e kishim parashikuar kete rritje, kjo miza CeCe, thote nuk e parashikojme dot.
    Kemi mare masat thote, por nuk u be asnjehere publike protokolli i mjekimit per kete pseudo semundje.
    Publikoni shifrat e vdekjeve per periudhen Janar Shtator per pese vitet e fundit dhe njerezit i nxjerrin vete konkluzionet.

  4. plani vazhdon ekzat sipas skenarit numrave te pranueshem te covid shtoju dhe gripin stinor duke i quajtur covid dhe ia kemi arritur qellimit

  5. Po nuk të kemi zv/ministre të shëndetësisë për të parashikuar se sa shqiptarë do të infektohen nga COVID 19, por që të marësh masat për të bërë aq testime sa çpo bëjnë gjithë vendet e botës.
    Akoma vazhdon me marrëzinë e Ramës që pandemia mund të luftohet me tanke e mitroloza ?
    Edhe në luftë , vetëm gjeneralët e çmendur mund të “bombardojnë” armikun kuturu, pa e ditur se ku është.
    Edhe në luftë më së pari do të bësh zbulimin e armikut ku ndodhet, mandej ta luftosh.
    E si mund të luftohet një virus pa u testuar popullata ?
    Kanë pas bërë në gjithë historinë e njerëzimit vërtetë kërdinë pandemitë, duke lënë pas miljona viktima, por nuk ishn mjetet që ka bota sot për të verifikuar në rrugë laboratorike infeksionet nëpërmjet testimeve.
    Karantinimi e maskat janë njohur para dymijë vitesh, por ndonëse kanë ndihmuar në mospërhapjen e viruseve, ngeleshin si masa empirike e jo shkencore të nivelit të shekullit XXI.
    Shtete të zhvilluara me popullsi të vogël kanë bërë testime deri 100% të popullsisë, e me këto testime masive , kanë krijuar mundësinë e paksimit të viktimave.
    Është verifikuar tashmë se mbi 70% e të infektuarve që quhen “asimptomatike”, nuk mund të konsiderohen të sëmurë por ama janë përhapës të virusit.
    Nëse në bazë të testimeve bëhet kategorizimi i gjithë popullsisë, , e mund të ndërtohet edhe strategjia e luftës kundër epidemisë e jo të shkohet në tym e qorrazi duke çuar gjithë popullsinë në arrest shtëpiak e mandej duke e lënë tërësisht të lirë..
    Sikur ato 1.6 milionë euro që ka vënë në buxhetin e shtetit Rama, për zbukurimin e kryeministrisë, të kishin shkuar që në fillim për blerjen e mjeteve të testimit, do të ishin kursyer qindra milionë euro deme ekonomike që solli pandemia, veç evitimit të viktimave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *