• |
ide | kryesore

Adriana Matoshi rrëfen gjithçka në lidhje me mardhënien e re

-Instant, Paparazzi, Slider



Prive kapi mat aktoren Adriana Matoshi me të dashurin e saj të ri, futbollistin afrikan Keith Groeneveld. Më pas në një intervistë aktorja rrëfeu gjithçka në lidhje me këtë marrëdhënie të re.

“E që unë e kam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ po vetëm kaq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë. Unë më përpara nuk e kam njohur Keithin, as Keithi nuk e ka ditur kush jam unë”, u shpreh aktorja.

“Për herë të parë e pashë në Dar, vura re se ka një zemër të mirë dhe të madhe. Është shumë e sjellshme, pastaj herën e parë që dolëm për darkë folëm për shumë gjëra. Folëm për jetën e saj, jetën time dhe për gjithçka. Për planet dhe synimet tona dhe pastaj më ‘zuri’. Kjo përshtypje dhe mbeti në mendjen time gjatë gjithë kohës”, shtoi i dashuri i saj.

Ndërkohë aktorja ka reaguar së fundmi në lidhje me këtë lajm edhe në profilin e saj në Instgaram, pas mesazheve të shumta. “Dashnia dhe lidhja nuk m’bon as njeri ma t’mirë e as ma t’keq. Dashnia veç munet me m’bo ma t’lumtun!”, ka shkruar Matoshi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *