• |
ide | kryesore

Basha: Qeveria e re pas 25 prillit do të hetojë procesin e rindërtimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi se qeveria e re e dalë pas 25 prillit, do hetojë edhe procesin e Rindërtimit. Kjo për arsye, se siç tha lideri i demokratëve, nëse qeveria aktuale nuk do kishte “fokus vjedhjen”, shumica dërrmuese e dëmeve të tërmetit duhet të ishin rikuperuar, “ndërkohë i ke njerëzit akoma na çadra”.


Basha i përgjigjet kështu deklaratave të kryeministrit Rama i cili thotë se nëse në 25 prill qytetarët votojnë PD-në, procesi i rindërtimit sipas tij do të ngelet në mes.


“S’ka as moralin as cipën të krahasohet me punët që janë bërë në të shkuarën.

Rama e di mirë se sa më shumë të merret me gënjeshtrat për 7 vite dështim, largon vëmendjen nga ajo që shqiptarët do vendosin më 25 prill.

Shqiptarët do vendosin për të ardhmen, Rama është e shkuara, dështimi ,vjedhja, njeriu që në kulmin e krizës vjedh paratë e njerëzve. Nuk i ka mbetur asgjë tjetër vecse të gënjejë si i pacipë në prag të largimit.

E gjithë kjo sjellje e tij nëpër Shqipëri ka qëllim të mos japë përgjigje për pyetjet që i shtroj në mënyrë të përditshme.

I arratiset pyetjeve nga Kukësi në Bejrut po mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën e mos të japë llogari para shqiptarëve që i ka lënë në mëshirë të fatit në 25 prill kjo do marrë fund.

Pas 25 prillit do hetohet dhe korrupsioni me rindërtimin se për 26 ditë bëhet viti nga tërmeti. Nëse Rama, Ahmetaj s’do kishin pasur parësor vjedhjen e parave sot shumica dërrmuese e dëmeve të tërmetit duhet të ishin rikuperuar, ndërkohë i ke njerëzit akoma na cadra”.

Lideri i demokratëve theksoi se “Qeveria e dalë pas 25 prillit do bëjë që njerëzit të marrin ndihmën që u takon jo të vjedhë Rama me shokë. Ndërsa këta që janë sot do të shkojnë para drejtësisë”.

2 Comments

  1. Mos e permendni,vend e pa ven,qeverine e re (qofte edhe mbas 25 prillit 2021),se i doli boja fare.Merreni nje here qeverine,e nese do mund t’a merrni,atehere,na tregoni,se cdo te beni.Kemi qe ne 2017 qe degjojme te njenjten ,muzike (pa ze,por vetem me fjalet tuaja),me Republiken e re,e me fitoret e pa shumta,qe na keni permend,por qe ne fund,sistemi eshte po ai,i pa prekur dhe bile aspak i cenuar,prej fjaleve tuaja.

  2. Qeveria do hetoje rindertimin ?
    Une e dija se hetimet i ben prokuroria , dhe denimin e jep gjykata .
    E vetmja gje qe mund te beje qeveria e re eshte te plotesoje dosjen dhe ta coje ne prokurori.
    Apo ne fushate jemi, themi dhe budallalliqe. Kush ta haje ta haje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu