• |
ide | kryesore

Basha: Rama do humbasë thellë prandaj përhap lajme të rreme, se po votove PD merr në qeverisje Ilir Metën e Monika Kryemadhin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e ka quajtur si “lojë” në të cilën ai dhe PD s’do behen pjesë, lidhur me thëniet e kryeministrit Rama se “në rast se votojnë PD-në këto zgjedhje, shqiptarët do marrin s’i surprizë në qeverisje Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin”.

Por kryedemokrati tha se Edi Rama në këto zgjedhje do humbasë thellë, ndaj sipas tij po përhap lajme të rreme.

Basha tha se opozita s’do merret me këtë lojë politike. “Ju them që Rama do humbasë thellë ndaj përhap lajme të rreme, kjo arsyeja pse ndryshoi ligjin, prodhoi thashetheme pa vlerë!

Ne dhe unë nuk do e ndjekim në këtë lojë, s’do bëhemi pjesë e kësaj loje!”, u shpreh ai.

Ndërkohë që i pyetur për thëniet e Kryeministrit se prokuroria pas zgjedhjeve të ardhshme do merret me politikanët e korruptuar, Lulzim Basha tha se kjo taktikë e Ramës nuk do ecë dhe se shqiptarët do e ndëshkojnë me votë.

“Rama e di mirë se do humbasë zgjedhjet kjo është arsyeja pse përhap ditë përditë lajmet ë rreme, hapin thashetheme, flasin sikur kanë zbritur dje në Shqipëri.

Por taktika e tij nuk ecën më, e di që s’do humbasë thjesht dhe thellë nga vota popullore!

Rama e pati shansin 7 vite në krye të vendit për të mbajturin premtimet me të cilat erdhi në pushtet!

Veten e ka treguar shumë mirë, tani është koha për ndryshim e shqiptarët duan e do kenë ndryshim, asgjë nuk e shpëton Ramën nga llogaridhënia para shqiptareve për 7 vite dështim keqqeverisje e premtime të përmbajtura”, tha Basha.



4 Comments

    1. Te pakten ai se paska ngrene deri tani. Ti e kupton se e ke ngrene ate te Edit dhe ushtrise se tij qe nga 2013-ta? Mbaje brenda, se te pelqeka

  1. Me Ramavirus apo pa Ramavirus Shqiptaret me nje brime do ti bijne kavallit, do ikin hajdute socialist do vijne hajdut demokrat apo lsi, do kemi dhe papagall ngjalen per serenata.

    Shqiptaret politik direkt ne shkolle riedukimi per te ndryshuar vesin e hajduterise kjo semundje shekullore qe enderrohet nga cdo kush qe merr pushtetin dhe bishtat e tyre ne jetet e perditshme duhet te marre fund.

    STOP VJEDHJES VEMJE TE BOTES SE TRETE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *