• |
ide | kryesore

Belgjikë, pezullohet mësuesi që tregoi në klasë karikaturat e profetit

-Instant, Lajme, Planet



Një mësues në Bruksel është pezulluar nga puna pasi tregoi në klasë një karikaturë të profetit musliman Muhamed, teksa diskutonte vrasjen e mësuesit francez që kishte përdorur të njëjtin imazh. Mësuesi belg po diskutonte me klasën mbi një nga karikaturat e publikuara më parë nga revista satirike Charlie Hebdo, teksa përpiqej të shpjegonte vdekjen e mësuesit Samuel Paty.

“Vendimi ynë bazohet thjesht në faktin se ato imazhe janë vulgare dhe të turpshme. Edhe sikur në to të mos ishte Profeti musliman ne do të kishim vepruar njëlloj,” tha një zëdhënës i policisë. Zëdhënësi tha se dy deri në tre nga prindërit e nxënësve 11-12 vjeçarë ishin ankuar.

Pas vrasjes me prerje koke të 47-vjeçarit Paty, presidenti francez Emmanuel Macron nisi një fushatë të egër për atë që quante “mbrojtje të të drejtës së lirisë së shpehjes”, por protesta të shumta janë zhvilluar në të gjithë botën muslimane ku është demonizuar Franca dhe Macron është quajtur terrorist. Belgjika fqinje, ashtu si Franca, ka parë një rritje të radikalizimit musliman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *