• |
ide | kryesore

Berisha: Me Ramën, Shqipëria drejt përjashtimit nga procesi i negociatave me BE-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Sali Berisha 

Miq, me Edvin Ramen, Shqipera po ecen e sigurte drejt, jo bllokimit, por perjashtimit nga procesi i hapjes se negociatave me Bashkimin Europian. Sot me Edi Ramen, njeriu qe nuk ka interesa kombetare, nuk ka interesa shoqerore por vetem interesa personale, ky proces eshte buze gremines.

Edhe njehere, sqaroj se, nuk behet fjale per shtyrjen e tyre sepse ajo eshte e sigurt por fjala eshte per perjashtimin e saj fare nga negociatat dhe ofrimin per shkak te gjeografise apo me sakte gjeopolitikes nje lloj partneriteti, ideja e te cilit ka qarkulluar dhe qarkullon keto vitet e fundit per vendet e Ballkanit Perendimor te sunduara nga gangstere politike te lidhur kembe e xhep me organizatat kriminale ne vendet e tyre.

Por ne rast se vendet e tjera te Ballkanet Perendimor e kaluan Rubikonin, po rikujtoj ketu se mos zbatimi i kushteve dhe perkeqesimi i standarteve nga viti ne vit nga Edvin Rama, njeriu qe ka vetem interesa personale dhe familjare detyroi BE te shtoje nga viti 2016 e deri sot kushtet per Shqiperine dhe te mos pranoje por te shtyje çdo vit dhe se fundi te shtyj pa afat hapjen e negociatave me te.

Keshtu, nga 5 kushte qe ishin ne vitin 2015 u kalua ne 7 ne vitin 2017 me pas ne 9 ne 11 dhe se fundi ne mars te ketij viti, perfunduan ne 15 kushte.

Per me teper nga nje premtim i qarte se vendimi per negociata ne rastse plotesoheshin kushtet do te merrej ne samitin e qershorit te vitit 2019, pra u caktua nje afat per hapjen e negociatave, perseri per shkak te mosplotesimit te kushteve ato nuk u hapen dhe ne vendimin e Samitit Europian te marsit te ketij viti afati u hoq fare dhe hapja e tyre u shty sine die pershkak se Edvin Rames nuk i beson njeri sepse nuk ploteson kushtet mbasi ai nuk ka interesa kombetare as dhe shoqerore por vetem interesa personale e familjare te pushtetit dhe pasurimit personal kriminal.

Per shkak te ketij qendrimi te Edvin Rames, Bundestagu gjerman ne ligjin qe votoi ne parlament per Shqiperine ne vitin 2019 perveçse shtoi edhe 5 kushte te tjera, vendosi per here te pare ne histori klauzolen specifike per Shqiperine, sipas te ciles ne rast se Shqiperia nuk ploteson kushtet procesi mund te bllokohet dhe vendi madje mund te perjshtohet nga procesi i negociatave.
Mirepo zemerimi me Shqiperine ishte aq i madh sa
qe Franca ne samit me gjithe keto kushte nuk pranoi hapjen e negociatave. Ajo per shkak te mosplotesimit dhe perkeqesimit te kushteve ne Shqiperi e bllokoi procesin e zgjerimit te BE gjersa ndryshoi teresisht procesin e vleresimit per hapjen e negociatave te vendeve kandidate dhe sanksionoi bllokimin dhe perjashtimin e vendit qe nuk ploteson kushtet apo i shperben ato.

Pas miratimit te ketij dokumenti dhe mos cakimin te asnje afati per hapjen e negociatave per Shqiperine, perseri Franca, presidenti Makron refuzoi per shkak te Shqiperise, siç pohoi ai vet, hapjen e negociatave me Maqedonine e Veriut vetem qe te binjakzoj kete vend me Shqiperine

Me kete vendim natyrisht nga njera ane Shqiperise i thuhej se po mban peng edhe Maqedonine ndaj dhe duhet te plotesosh kushtet.
Por perseri Shqiperia gjate vitit 2020, per shkak se Edvin Kristaq Rama nuk ka interesa te tjera veç atyre personale dhe familjare, jo vetem nuk plotesoi kushtet por perkundrazi i perkeqesoi ato.
Ndaj dhe tani jo vetem nuk do hapen negociatat me Shqiperine por do hiqet dore nga binjakezimi absurd i saj me Maqedonine e Veriut dhe te pakten sipas deklaratave te ministrit te jashtem gjerman, qeveria e tij ka propozuar hapjen brenda ketij viti te negociatave me vendin tone fqinje.Kurse Shqiperia me humbjen e binjakezimit nga Maqedonia e Veriut dhe Edvin Ramen ne pushtet mbetet buze gremine, viktime e interesave te pushtetit te tij personal, familjar kriminal.

Ajo mbetet defacto ne pritje te kartonit te kuq per perjashtimin nga procesi i negociatve si vendi i pare ne historine e zgjerimit te BE qe i imponoi ne fillim Bundestagut dhe me pas Samitit te BE te vendose klauzolen e perjashtimit nga negociatat.

Uroj dhe deshiroj qe shqiptaret te shpetojne sa me shpejte nga organizata kriminale qe i drejton me ne krye Edvin Ramen dhe te mbrojne endrren e tyre te integrimit ne BE si nje projekt jetik per te ardhmen e tyre.



10 Comments

  1. Me kete klase politike mizerabel qe kemi ne ku Berisha eshte ne krye te listes e pastaj vjen Kryeministri aktual, shqiptaret kurre nuk do behen pjese e Evropes.

    1. As qe behej fjale per te votuar PD, ne keto 30 vite, gjithe fisi jone dhe nuk jemi pak, kemi qene gjithmone dhe vazhdojme qe te jemi mire ekonomikisht, jemi jo te majte por ekstremisht te majte, vetem emri BERISHA, na sillte alergji dhe urrejtje, por, kur krahesojme DOKTORIN me jevgjitin greko-llacifac, demonin edvin kristaqi, BERISHA, eshte enjegjell, eshte gjigant sa Everesti, krahesuar me mbetirinen e pariciklueshme edvin kristaqi & banden RIVDEKJA. Presim 25 Prillin, per te zhdukur mallkimin, menxyren edvin kristaqi & banden RIDHJEREJA.

  2. Me vjen keq qe Sala ne artikullin e mersiperm ka treguar nje deficit ne njohjen e historise. Konteksti

    ne te cilen perdoret shprehja se “ne rast se vendet e tjera e kaluan RUBIKONIN” eshte i pa vend

    sepse ne rastin e mesiperm ka kuptimin se ato e “kaluan lumin ” apo sic themi ne gjuhen popullore

    ” ia hodhen” ndersa shprehja se “kaloi Rubikonin” ka kuptimin se e kalimit te nje pike pa kthim

    sic ishte lumi Rubikon ne veri te Italise te cilin Cezari qe kishte marre urdher nga senati te shperndante

    ushtrine dhe te mos e kalonte lumin Rubikon e kaloi me gjithe ushtri duke thene se “zaret u hodhen”

    qe kishte nenkuptimin e nje deklarate lufte ndaj Senatit dhe qe per pasoje precipitoi ne fillimin e

    Luftes Civile Romake ne vitin 49 para eres sone.

    Me sakte do ishte te thoshte per Ramen qe me ndryshimet e njeaneshme kushtetuese e me miratimin

    e kodit zgjedhor ne tejkalim dhe ne prishje de fakto te marreveshjes se 5 Qershorit si karshillek jo

    vetem ndaj opozites, opinionit publik dhe faktorit nderkombetar si garant i kesaj marreveshje se

    “kaloi Rubikonin ” pra kaloi piken pa kthim pas se ciles ka dy rruge ; o nenshtrimin pa kushte ndaj

    nje neodiktature hajdute qe ka per mision shberjen e Shqiperise ose perballjen me cdo mjet per te

    mos lejuar instalimin e saje.

  3. Berisha une habitem nuk e kupton apo bene sikur nuk e kupton AI RAMA PRA KA ARDHUR ME MISION TE NGARKUAR NGA NENURAT E PARISIT NJESOJ SI ENVER HOXHA .Pra edi rama se ka dashur dhe nuk e done europen ai do ishte prishur me heret por nuk kishte konsoliduar pushteti ai tani po i afrohet fjalis se fundit ne hame dhe bare e doren nuk ja shtrim kujt kete e kame ditur une dhe jo me ju .Habitem me te vertet me shqiptaret politikanet analistet gazetaret intelektualet qe se kuptojne kete njeri.

  4. Nuk eshte edi rama, sali berisha, enver hoxha e keqja me e madhe e ketij vendi. Eshte ky popull injorant qe e mban ne pushtet.

  5. Njerez, keni kujtese te shkurter. Po mundohem t’jua zgjoj pak. A ju kujtohet Shoqja L Cuko ne vitin e larget 1990? Atehere ajo nxorri nje teori qe me sa duket, qendron akoma ne fuqi: Europa po te doje , te na pranoje keshtu sic jemi. Keshtu u shpreh ajo ne plenium. Po sot? Europa shton kushtet ndersa hajduti nastradin ben sikur nuk kupton dhe perserit refrenin e Europes me halle te brendeshme. Ne nje fare menyre i thote BE ose na pranoni keshtu sic jemi, ose as me behet vone fare a me pranoni apo jo. Ky eshte ne rregull, por ne ku jemi. Ky pa lufte nuk dorezohet. Ne qe jemi ne gjume, kur te zgjohemi, jo vetem qe do ta shohim veten te perjashtuar nga Europa, por do ta gjejme veten ne nje diktature demokratike. A e dini se pse po e quaj demokratike? Sepse do kete bekimin e Sòrrosit e me sa duket edhe te Amerikes. Si ne kohen e qoftelargut. Edhe atehere Amerika nuk eshte se beri ndonje gje te madhe. Aresyet nuk me duhen. Sot duket ashiqare qe ky i mbaruar perkrahet nga ambasadoret amerikane pakufi. A nuk u tall me amerikanet me marreveshjen e 5 qershorit? Perfundimi Lenka e ambasades amerikane ne Shqiperi perseriti Lenken origjinale duke na mbushur mendjen se katrani eshte i bardhe?! 25 qershori eshte afer. Ky psikipat do t’i vjedhe votat prape. Apo do t’i bleje. Cfare do te beje opozita me 26 prill? A do te beje lufte,apo do te pranoje diktaturen demakratike. Kjo eshte pyetja 1000 000 dollareshe.

  6. As qe behej fjale, per te votuar PD, ne keto 30 vite, gjithe fisi jone, dhe nuk jemi pak, kemi qene gjithmone dhe vazhdojme qe te jemi mire ekonomikisht. Ne jemi jo te majte por ekstremisht te majte. Vetem emri BERISHA, na sillte alergji dhe urrejtje, por, kur krahesojme DOKTORIN, me jevgjitin greko-llacifac, demonin edvin kristaqi, BERISHA, eshte enjegjell, eshte gjigant sa Everesti, krahesuar me mbetirinen e pariciklueshme, edvin kristaqi & banden RIVDEKJA. Presim me padurim 25 Prillin, per te zhdukur mallkimin per shqiptaret, menxyren edvin kristaqi & banden RIDHJEREJA.

  7. Z. Berisha, ti, Rama me kompani, Basha me shokë, etj, duhet të zhdukeni përgjithmon nga politika, se keni shum gjynahe mbi vete. Ti ishe fajtori i shkatërrimit te PD, ti e solle Bashë sorrosianin në krye, ti ishe aktori kryesor i ligjit te poshtër te pronave 7501, që nuk ja ktheu pronën pronarit të ligjshëm, por i fute njerzit ne sherre të pafundme, etj, etj. Dhe këtë po ta thotë nje ish simpatizant i yti dhe Azemit, nje student i Dhjetorit 1990. … (Para disa javësh kam pire edhe kafe përballë pallatit tënd, në një nga zonat më të mira të Tiranës).

    Dhe sa për Evropën, ç’e do, ajo tashmë ka marr fund, po kthehet ne diktaturë. E duam Shqipërinë JO si gjithë Evropa!!

    … Ik tani o Berish, se e ke shkelur me të dy këmbët!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *