• |
ide | kryesore

Djegia e makinës, flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova fillimisht një zhurmë, më pas ktheva kokën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Nishani, vëllai i ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të cilit iu dogj makina mëngjesin e sotëm, thotë se djegia nuk lidhet me asnjë shkak tjetër përveç defektit në impiantin e gazit. Në një prononcim për News 24, Nishani thotë se fillimisht ka dëgjuar një zhurmë e më pas ka parë flakët nga prapa makinës.

“Dëgjova një zhurmë, pashë flakët nga pas makinës dhe më pas edhe përpara makinës. Thjesht defekt në impiantin e benzinës asgjë më tepër. Sot në mëngjes kur dola nga garazhi lashë mbrapa një erë të rëndë benzine në garazh. Zbrita menjëherë, ktheva kokën dhe pashë flakët. Dyshoj se është defekt në impiantin e gazit, asgjë tjetër”, tha Nishani. Sot, Makina tip “Mercedes Benz” e vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani ka shpërthyer në flakë në qendër të Durrësit për shkak të defektit në impiantin e gazit.

 



1 Comment

  1. Edhe nje pershkrim nuk dini ta beni. Gazetar leshi, titull leshi. “Dëgjova fillimisht një zhurmë, më pas ktheva kokën”. Po pasi ktheu koken si vazhdon tregimi o gazetar. Pa pike kuptimi. Ne titull shkruhet per thelbin dhe jo per gjera qe nuk kane asnje vlere. Jo po nxorri doren nga xhepi….Analfabet i Lapsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *