• |
ide | kryesore

“Do të mbështes gjithnjë, miku im i madh”: mesazhi që zbukuroi 60 vjetorin e Maradonës

-Instant, Sport



“Shënoj 60 vjetorin, me këto mesazhe të mrekullueshme që më japin jetë. Faleminderit për gjithë këtë afeksion, faleminderit për miqësinë tuaj. Kjo është dhurata më e mirë e ditëlindje, që mund të më bënit ndonjëherë. E faleminderit edhe të gjithë skuadrës që më përgatiti këtë surprizë të madhe”. Kështu Diego Armando Maradona, me një postim në Facebook, i ka falenderuar të gjithë kampionët e futbollit që në këto orë i kanë dërguar urimet për 60 vjetorin e lindjes.

“Do të mbështes gjithnjë, miku im i madh”. Eshtë mesazhi i urimit që Pele’ i ka dërguar Maradonës në ditën e ditëlindjes së 60° të kampionit argjentinas: “Do të duartrokas gjithnjë. Që udhëtimi yt të jetë i gjatë, që ti të mund të vazhdosh të buzëqeshësh e të më bësh të buzëqesh. Gëzuar ditëlindjen miku im i madh Maradona” ka shkruar Pele’ në faqen e tij në Instagram, me një postim në spanjisht, portugalisht e anglisht, shoqëruar nga një foto që i tregon të dy së bashku. E një javë më parë, në rastin e 80 vjetorit të O Rei, Maradona iu bashkua “homazhit universal” për “ti uruar jetë të gjatë mbretit Pele'”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *