• |
ide | kryesore

Donnarumma, Hauge e Gabbia nuk kanë më Covid: Milan blindon portën

-Instant, Sport



Milan rigjen tre pedina të rëndësishme për ti bërë ballë impenjimeve të shumta mes Serie A e Europa League. Pas mesazhit social të Gabbia që lajmëronte se e kishte superuar pozitivitetin ndaj Covid, shoqëria kuqezi ka lajmëruar negativitetin e Gigio Donnarumma e Hauge që – gjithnjë asimptomatikë – rifillojnë stërvitjen me grupin e skuadrës së Piolit.

“AC Milan comunica che Matteo Gabbia ka rezultuar negativ me Covid-19 e nesër do ti nënshtrohet një screening mjekësor para se të rifillojë aktivitetin sportiv. Klubi kuqezi komunikon gjithashtu se Gianluigi Donnarumma e Jens Petter Hauge, që kanë qenë gjithnjë asimptomatikë, janë testuar me tampone të tjerë që kanë dhënë rezultat negativiteti. Është informuar ATS, e lojtarët janë autorizuar të rifillojnë stërvitjet”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Një lajm i mirë për teknikun Pioli, sidomos për sa i përket portës, duke parë pasiguritë e shfaqura nga Tatarusanu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *