• |
ide | kryesore

E paprecedentë/ Maqedonia e Veriut regjistron 1,085 të infektuar dhe 12 viktima nga Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut ka arritur shifrën rekord prej 1,085 rastesh të reja me koronavirus brenda një dite. Brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 12 të vdekur dhe 283 të shëruar. Në mesin e të vdekurve është edhe një person i moshës 27-vjeçare, i cili është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore,por  nuk vuante nga asnjë sëmundje shoqëruese. Viktimat e tjera janë: tre në Shkup dhe Prilep, dy në Tetovë dhe nga një në Gostivar, Kavadar dhe Manastir.

Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë shënuar 447 raste të reja, në Strumicë 80, Tetovë 62, në Prilep 60, ndërsa në 26 qytete tjera numër më i vogël i të infektuarve. Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar 13 pacientë të ri, ndërsa numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve ka arritur në 154 persona, prej tyre 117 janë në oksigjeno-terapi. Në spitalet tjera të vendit janë të shtruar rreth 450 persona.

Deri tani me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 31,572 persona, prej të cilëve: 994 kanë ndërruar jetë, 20,731 janë shëruar ndërsa 9,847 janë aktivë.

 



2 Comments

  1. Llogje Kavaje! Ore 1 pyetje të thjeshtë kam, pse nuk ka më lajme me infektime në fabrikat fasone apo call centerat? Po e shkatërroni njerëzimin por do vijë shpejt dita që do ju gjuajnë si qentë e rrugëve do ju vrasin me gurë për këto që po bëni!

  2. C’na derdellisni,per Meqedonine dhe Kosoven,kur nuk thoni asnje fjale,fillimisht,per Shqiperine.Ne me pare interesohemi per infeksionet dhe viktimat ketu ku jetojme,dhe vetem mbas ketyre njoftimeve,mund te na tregoni,” edhe per situaten,tek vendet fqinje.sa per kulture.Kjo shihet cdo dite,sic duket,situata tek ne eshte shume e konrollueshme,dhe pa kaluar nga filtrat e “korrigjimeve te rastit”,rezultatin nuk e pasqyrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *