• |
ide | kryesore

Europa po mbyllet/ Ç’po ndodh në Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Britani dhe Austri

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Europa është rikthyer të jetë epiqendra e pandemisë me rekorde të reja të të prekurve me Covid. Shifrat kanë detyruar disa nga shtetet më të mëdha të zbatojnë masa të forta, ndërsa një mbyllje e dytë duket shumë e afërt. Në shumë vende spitalet po i rikthehen ngarkesës me të sëmurë përtej kapaciteteve. Aq sa Bashkimi Evropian ka në plan të financojë transferimin e pacientëve përtej kufijve të njërit shtet apo tjetrit. 220 milionë euro janë në dispozicion të këtij plani.


Britania e Madhe


“Rrini në shtëpi”. Kështu është shprehur kryeministri i Britanisë Boris Johnson, i cili sot prezantoi planin e ri të masave që do të hyjnë në fuqi të enjten dhe do të zgjasin deri në 2 dhjetor. “Pub-et, baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen. Dyqanet kryesore do të qëndrojnë të hapura kështu që “nuk ka nevojë të krijohen grumbullime”, tha kryeministri. “Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,” tha Johnson.

Karantina në Britani parashikon mbylljen e të gjitha dyqaneve jo të domosdoshëm (përjashtohen farmacitë, dyqanet e ushqimeve e pak të tjera) mbyllja e bareve dhe restoranteve, hoteleve, klube dhe kafene, përveç ato me shërbimet ku mund të marrësh produktet me vete. Veç të tjerave është e detyrueshme që kush mund të punojë nga shtëpia, të qëndrojë në shtëpi dhe se nuk mund të dilet veçse për nevojat bazë dhe me lejen e duhur për aktivitete fizike.

Austria

Në 31 tetor, Austria njoftoi rikthimin në karantinë për të përballuar pandeminë. Qeveria njoftoi për masat e reja deri në 30 Nëntor, kohë në të cilën do të zgjasë “shtetrrethimi” dhe mbyllja e restoranteve, hoteleve, aktiviteteve kulturore dhe atyre sportive. “Një bllokim i dytë është në zbatim nga e marta deri në fund të nëntorit” njoftoi kancelari Sebastian Kurc në konferencën për mediat.

Itali 
Shifrat e rasteve me COVID-19 në Itali kanë prekur rekorde të reja ditore këtë muaj. Spitalet, kryesisht në veri të vendit, vuajtën pasojat e valës së parë të infektimeve. Të mërkurën, numri i pacientëve në terapi intensive në nivel kombëtar u rrit me 125 njësi në 1 mijë e 526, më shumë se kur qeveria aplikoi bllokadën në muajin mars.

Ndërsa rajoni verior i Lombardisë është sërish më i prekuri nga rritja e rasteve të reja, jugu i Italisë nuk ka mundur t’i shpëtojë valës së dytë. Në total, 37 mijë e 905 persona kanë vdekur në Itali për shkak të koronavirusit, bilanci i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë, ndërsa thuajse 590 mijë është ai i personave të infektuar.

Portugalia

Nga 4 nëntori edhe Portugalia do t’i kthehet një karantine të pjesshmë, që do të prekë rreth 70% të popullsisë së saj. E njoftoi këtë kryeministri i Lisbonës, Antonio Kosta. Ndalimi i lëvizjes nëpër komunat me më shumë rrezik të infektimit: do të mund të dilet nga shtëpia vetëm për aktivitetet thelbësore, si për të shkuar në punë, në shkollë, apo për të bërë blerjet e nevojshme. “Rregulli është, të qëndrojmë në shtëpi” shpjegoi kryeministri.

Greqia


Edhe Greqia do të nisë të zbatojë një bllokim të pjesshëm që hyn në fuqi të martën dhe do të zgjasë një muaj. Zonat do të kategorizohen si zona të mbikqyrjes ose me rrezik të lartë. Në të parën, një shtetrrethim do të zbatohet nga mesnata në orën 05:00 të mëngjesit. Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme kudo, ndalohen tubimet ndërsa arsimi i lartë duhet të kryhet në distancë.

Restorantet, teatrot, muzetë, kinematë dhe palestrat do të mbyllin dyert. Shkollat do të qëndrojnë ahpur. “Koha është për vendime politike. Ata duhet të gjejnë një vaksinë, nuk ka reagim tjetër. Vetëm vaksina do të shpëtojë ekonominë, pasi ekonomia globale po shkon drejt një katastrofe,” – u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

Belgjikë

Në Belgjikë, kryeministri Aleksander De Kro njoftoi ashpërsimin e masave. Të gjitha dyqanet jo të domosdoshme do të qëndrojnë mbyllur për një muaj e gjysëm. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për profesionet ku kontakti njerëzor është i pashmangshëm, si parukeri apo estetistët. Masat e reja hyjnë në fuqi nga data 2 Nëntor. Shkollat do të mbyllen deri në 15 Nëntor. Puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme për ata që kanë mundësi.

Në Belgjikë është i lejuar vetëm një kontakt i afërt me të huajt përveç familjes: askush tjetër nuk lejohet të hyjë në shtëpi, përveç atyre që jetojnë vetëm dhe që mund të kenë një kontakt tjetër, por jo në të njëjtën kohë dy persona të huaj në shtëpi. Në rrugë lejohen vetëm grupe me jo më shumë se katër persona bashkë. Nuk janë të këshilluara udhëtimet jashtë vendit. Në funerale mund të marrin pjesë maksimumi 15 persona.

Francë

Franca është futur në një karantinë të lehtë që nga data 30 tetor. është mbrojtja e re nga koronavirusi që shpresohet se do të zgjasë vetëm një muaj dhe që parashikon që shkollat të qendrojnë të hapura, njësoj si zyrat, fabrikat dhe i gjithë sektori publik. Por nga e hëna është e ndaluar të lëvizësh për udhëtime edhe brenda vendit: nuk mund të largohesh më shumë se 1 kilometër nga shtëpia dhe lëvizjet do të jenë të limituara brenda një orari të caktuar.

Në Francë lëvizjet janë të lëjuara për të shoqëruar fëmijët në shkollë, për aktivitetet fizike ose për të shëtitur kafshët shtëpiake. Lejohet praktika e jogas, ndërsa palestrat do të qëndrojnë të mbyllura. Nuk është e lejuar vizita tek miqtë apo prindërit, as grumbullimet, por do të lejohen të hapura parqet, kopshtet dhe plazhet. Për udhëtime të caktuara, policia do të kërkojë leje.

Spanjë

Mbyllet edhe Spanja, megjithatë ende në nivel rajonesh. Madridi shpreson ende ta shmangë mbylljen totale. Situata emergjente që shpalli kryeministri Pedro Sanchez pak ditë më parë, i jep rajoneve autoritetin për të vendosur nëse duhet t’i mbyllin kufijtë mes tyre nëse është e nevojshme. Rajonet e Madridit, Kastija-La Mancha dhe Kastija e Lionit kanë vendosur t’i mbyllin kufijtë e tyre deri në 9 Nëntor.

Zvicër

Në Zvicër, pak ditë më parë u dha alarmi në nivel kombëtar. Bare dhe restorante mbyllen që në orën 23.00, klasat universitare do të zhvillohen vetëm online dhe bashkimet familjare apo mes miqsh nuk duhet të mbledhin më shumë se 10 persona, të gjithë me maskë. Kjo e fundit është bërë me detyrim në të gjithë vendin dhe eventet me më shumë se 50 persona në publik janë të ndaluara.

Irlandë

 

Në Irlandë, nga mesnata e të mërkurës të 21 tetorit, ishte vendi i parë në Europë që riktheu rregullat e forta të karantinës.

Hollandë

Në Hollandë, kryeministri Mark rutte vendosi një “karantinë të pjesshme” për të mbajtur nën kontroll infektimet e reja. Nga 14 tetori, të gjitha baret, kafet dhe restorantet janë mbyllur.

Gjermani

Në Gjermani do të ketë një mbyllje më të lehtë se në valën e parë të pandemisë në pranverë. Kancelarja Angela Merkel tha në Bundestag se synimi i masave është “kufizimi sistematik i kontakteve”. Ajo kërkoi që të hiqet dorë nga “çdo kontakt jo detyrimisht i nevojshëm”. Takimet duhet të kufizohen “masivisht dhe më e mira me 75%”.

Masat parashikojnë reduktimin deri në fund të nëntorit, të kontakteve sociale: në publik do të lejohet të takohen jo më shumë se 10 vetë nga 2 familje të ndryshme. Që nga e hëna do të mbyllen edhe restorantet, baret, palestrat dhe do të ndalohen pjesa më e madhe e aktiviteteve të argëtimit publik. Hotelet nuk do të pranojnë turistë. Ndeshjet sportive do të zhvillohen pa spektatorë. Por do të mbeten hapur shkollat, kopshtet dhe dyqanet e ushqimeve.©Lapsi.al

 

12 Comments

  1. @@@@ “Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,” tha Johnson. @@@@

    Asnjeri nuk e akuzoi KM Jonson per KRIM SHTETEROR NDAJ POPULLSISE sic u shpreh Lulushi pardje kur Manastriliu tha afersisht te njejten gje .

    Nuk e di pse dalin gjithmone bllof keta politikanet e PDs . Jane shume LOW LEVEL.

    1. Po pse je kaq idiot mo i shkrete, akoma nuk e kupton qe Lulushi, Edushi dhe Lali Eri jane nje. Shown qe bejne lart e poshte duke kritikuar njeri tjetrin ka per qellim vetem ti hedhin hi syve popullit, qe te mos meret me problemet reale.
      Pastaj mos bej krahasime idiote, si ai i Britanise me Shqiperine.
      Duhet ta dishe qe ne Europe mesatarisht mbi 30% e njerezve qe perfundojne ne respirator ia dalin mbane, mbijetojne, ndesa ne Shqiperi deri tani ka mbivetuar vetem 1 persot (dhe ate jam i bindur qe e ka rujt Zoti dhe jo mjeket).

      ps. me fal per termin idiot se nuk dua te te ofendoj

    2. Ti qenke budalla o ???. I ke lexuar gazetat angleze? Ke marre informacion se si kane reaguar britaniket? Ka nje menyre shume me humane per te thene dicka te tille, p.sh. mundt te thuhet se: Mbingarkesa e spitaleve dhe lodhja e mjekeve do te sjellin si pasoje mungesen e kujdesit mjeksor per te gjithe te infektuarit.
      Ne nje rast te tille askush nuk ka mundesi te akuzoje, por te thote se do zgjedhin personat per te kuruar, sidomos ne kete vend ku km te ben gjemen per leke, merre me mend se cfare mund te ndodhe. Fakti me domethenes ne kete vend, eshte se perfituesja e koncesionit te check up-it, sapo e ze covidi, ia mbath per jashte shtetit se e di se ne cfare gjendje eshte shendetesia te cilen ajo po e mjel. Po te kthehemi tek Johnson, do kujtojme se ne fillimet e pandemise, ishte nder te paktet lider politike qe nuk pranoi marrjen e masave shternguese dhe, vec kesaj, tha edhe disa fraza qe dikujt i dogjen shume. Pasoja… “e zuri” covidi dhe “luftoi” per jeten disa dite me rradhe. Prandaj o ??? qepe ate hale rilindore dhe fute ne prapanice ate dore me te cilen shkruan, se po erdhi puna per te zgjedhur kush jeton e kush vdes, ne Shqiperi 95% lihen per te vdekur. Ti me siguri nuk do jesh ne ate 5% qe do kurohet se nuk je tjeter vetem se nje kalemxhi i vogel i padronit dhe si puna e jote gjen sa te duash. Qe te mos thuash se jam shqupist, po te sqaroj edhe poziten e Lulit qe nuk eshte aspak me ndryshe nga ai i padronit tend. Edhe Luli eshte sorosian dhe i pafytyre prandaj mos u merr me keta figura te diskredituara, por lexo reagimet e shtypit anglez ne lidhje me kete deklarate.

  2. Waaa eshtembushir bota me mashtrime
    Nuk ka pak dite qe kam qene ne Gjermani dhe atje me pak se 10% e njerezve i mbanin maskat ne rruge (kryesisht emigrantat), ndersa ne foton qe paraqisin kto shkerdhatat te gjithe jane me maska madje dhe ai ne biciklete.

  3. Psai te ket kaluar pandemia.
    Luli kur te mare pushtetin, do i fus ne burg te gjith lideret e ketyre shteteve. Per krime kunder njerzimit.
    Ja ketu do jemi po nuk e beri.

  4. “Europa po mbyllet/ Ç’po ndodh në Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Britani dhe Austri”

    Ajo qe po ndodh ne te vertete neper keto vende me “demokraci te pjekur” eshte se po sjellin diktaturen boterore duke perdorur virusin si pretekst !! Dhe udheheqsit e ketyre vendeve i kane tradhtuar popujt e tyre. Virusi eshte preteksi! Tamam si tek ai filmi: “Po kapiteni ishte loja more, …. hahaha … hahaha…”.

    [ Qe te sqarohet me teper situata po postoj nje pjese te nje komenti te sapo postuar ]

    Armiqte e njerzimit ate duan, qe populli te kycet brenda, te luaj mendsh si dhe te shkaterrohet ekonomia. Ate qe duhet te bejne njerzit eshte qe duhet te ngrihen ne protesta masive dhe te kerkojne me ngulm se:

    – Si perhapet virusi ne te *vertete* ??
    – A ka rruge tjeter perhapjeje pervec sterkalave te peshtymes, teshtimes, etj ??
    – Kush e hodhi virusin ne te *vertete* ?? A vazhdon te hidhet akoma ??
    –> Cfare bejne ato avione ne qiellin e Shqiperise, Evropes, Amerikes, etj, qe hedhin pluhur te bardhe kimik nga qielli per dite ? Cfare permban ai pluhur ?? Ja ta them une, gjera te ndyra ka, perfshi edhe viruse, e kuptove tani cfare behet ?? <-
    – Pse Suedia kur nuk u mbyll *nuk* pati viktima te shumta, shume *pak* vdiqen dhe qe tani duan ta kycin me zor se po i prish pune satanikeve ??
    – Cfare duan te thone te poshtrit kur flasin per “Ristartimin e madh” (Great Reset)?? Ja ta them une, vendosja e diktatures finale boterore qe nuk eshte pare ndonjehere !! Dhe tani po nxitojne se po i iken koha ….

    – E te tjere, e te tjere ………….

  5. Historia e këtij regjistrimi ka nisur kur një emision i njohur investigativ televiziv, u përpoq të hidhte dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të fillim viteve ’80 në Tiranë: dëbimin e mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi nga Tirana pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut.

    Ngjarja impikon drejtpërdrejt ish-mjekun Sali Berisha, asokohe sekretar partie. Janë detajet e një drame njerëzore që dëshmon personalitetin e njeriut që ka udhëhequr Shqipërinë e post-komunizmit.Dhe keta shtete me urdher te rames u mbyllen o shpellkare e salihut lulzimja ne konf per shtyp per situaten

    1. Ja e paska gjetur ky kafsha se kush po e sjell diktaturën në botë.
      Sipas kësaj kafshe fajin e paskan “shpellkarët e salihut e lulzimja”

  6. A ka mundësi të na e shpjegojë kush se pse Kina me një miliard e gjysëm banorë që e polli këtë virus, është vëndi më “i pastër” nga pasojat e tij, e dëmet më të mëdha ju erdhën vendeve më të zhvilluara demokratike e ekonomike të botës ?
    A thua se na qenka komunizmi “vaksina më e mirë” kundër pandemive apo është burimi i tyre

  7. Duke parë të gjithë këto unë e kuptoj pse Sali Berisha përdor një ligjërim halucinant me burgje e krime. Në fakt ashtu i lexon pretencën vetes së tij.

    Edi Rama është i pari kryeministër që e rilindi Tropojën dhe Veriun. Ka pak rëndësi sesa investime janë bërë në atë zonë. Edi Rama është kryeministri i parë i tranzicionit që nuk dërgoi plumba në Tropojë e në Veri, por dërgoi investime.Pyete salihun e pd dhe shpellkaret e kulzimes

  8. Unë nuk po takoj prindët e mi. Madje para dy ditësh babai im kishte ditëlindjen dhe nuk i shkova. Si mund të jetë kaq bastard njeriu? Si mund të bësh propagandë kaq të neveritshme, pa t’u skuqur faqja? Si mund të mungojë njeriu i shëndetshëm në ditëlindjen e prindit? Shtatë jetë e 700 vota të kem, kurrë nuk e votoj këtë bastard!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu