• |
ide | kryesore

F1/ I morën pole position, Hamilton: “Kualifikuese e shpifur, gara do jetë e mërzitshme”

-Instant, Sport



Mercedes bëri, si zakonisht, një rezultat të dyfishtë duke rrëmbyer vijën e parë në GP të Emilia Romagna në Imola. Lajmi natyrisht ishte se Valtteri Bottas i mori pole position, për 97 të mijtat, shokut të skuderisë Leëis Hamilton. Zhgënjimi për anglezin ishte i jashtëzakonshëm dhe nuk arriti as ta fshehë në intervistën pas garës.

Hamilton e ëndërronte pole position në Imola, ku 26 vjet më parë humbi jetën Ayrton Senna: “Valtteri bëri një punë të mrekullueshme, unë bëra një xhiro të shpifur, por jo gjithnjë mund të bësh mirë. Këtu preken pika me shpejtësi shumë të lartë, makina është fantastike e kemi gjetur aderencë. U zbavitëm, Bottas e Max janë të fortë në garë. Më vjen keq për rezultatin, nesër do të jetë e mërzitshme sepse është vështirë të parakalosh. Do të jetë një sfidë për ata që duhet të ndjekin, shpresojmë që Drs të mund të japë ndonjë mundësi parakalimi në kthesën 1. Do japim maksimumin, të shohim cdo të ndodhë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *