• |
ide | kryesore

Fatkeqësi në Izmir/ Shkon në 2 numri i shqiptarëve që humbën jetën nga tërmeti

-Instant, Lajme, Të fundit



Bilanci i viktimave me origjinë shqiptare në Turqi, si pasojë e tërmetit tragjik që u regjistrua mesditën e djeshme, është rënduar. Ambasada e Kosovës në Ankara njofton se ka ndërruar jetë edhe një tjetër anëtar i familjes Doğrayan në Izmir.

Fillimisht 62-vjeçarja Nazmiye Doğrayan ndërroi jetë, ndërsa djali i saj u njoftua se është në gjendje kome. Zyrtarisht ende nuk dihet nëse personi i dytë që ndërroi jetë është djali i 62 vjeçares, që u konfirmua më herët si viktimë e parë.

Nazmiye Doğrayan 62-vjeç është viktima e parë me origjinë shqiptare nga tërmeti tragjik që goditi dje Izmirin, ndërsa djali i saj Maliku Tahirler 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën në spital. Familja me origjinë nga Kosova kishte emigruar nga Prishtina në Izmir që prej vitit 1956 dhe u gjetën të përqafuar nën rrënoja. Nënën dhe djalin i zunë rrënojat poshtë në apartamentin ku banonin në Izmir, ndërsa vetëm 28-vjeçari arriti që të shpëtonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *