• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Askush nuk mban maskë në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Komiteti Teknik i Ekspertëve reagoi sot kundër kreut të PD-së për të thënë që ata nuk janë fasadë. Deklarata për mediat u shpërnda bashkë me një foto të tyre gjatë një mbledhjeje në ambjente të mbyllura ku askush nuk po mban maskë. Sipas vendimit që kanë marrë vetë mjekët, maska është e detyrueshme në ambjente të mbyllura dhe grumbullimet nuk janë të këshillueshme. Për këdo në kohë pandemie këshillohet ruajtja e distancave që në mbledhjen e Komitetit nuk është respektuar. Një takim i tillë për qytetarët e zakonshëm do të shoqërohej me gjobë normalisht. Vetëm sot janë ndëshkuar me gjobë 765 qytetarë që lëviznin pa maska mbrojtëse.



9 Comments

  1. mbyll Universitetet dhe le hapur lokalet dhe restorantet,palestrat, shtet rrumpalle.
    Strategji qesharake, dilni ne bllok dhe shikoni cfare behet pastaj krahasojeni me nje klase ku te gjithe rrine me distance.
    Mbaj maske ne rruge dhe e heq ne lokal, keta jane sharlatane jo mjeke.

  2. Hajde tallje menere hajde. Keta rrine byth m’byth me njeri tjetrin pa maska dhe detyrojne njerzit qe jane jashte te mbajen maske.
    Kete vetem ky Komitet Teknik Rilinds e mer vesh.

  3. Ore ini ne metro ju? Maska -lejohet me ligj kur hyn ne mbledhje ,seminar ,bar bufe ,restorant ,dhe viret kur iken rruges tek -pulle ,kur je anes detit ,kur je ne pyll,anes liqenit,kur kullot delet ,dhite etjera -etjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *