• |
ide | kryesore

Fotot që rrëzojnë propagandën me kantierët 3D të ndërtimit të Ramës, PD: Pasi fiket regjia nuk punon më askush

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e djeshme kantierin e lagjes së parë të Tiranës, të lokalizuar në “5 Maj” ku do të strehohen 11 mijë banorë të cilët kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Puna në kantier po ecte sicc duhet, ose të paktën kështu dukej nën lupën e kamerës së kryeministrit. Megjithatë sapo janë fikur kamerat pamja ka ndryshuar katërcipërisht.

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme, propagandën në projektet e rindërtimit. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa shprehet se aty ku shkon kryeministri shkojnë dhe mjetet e rëndë, por se sapo fiket regjia, puna ndërpritet. Zhupa ka publikuar disa foto ku qartazi duket se pas aktivitetit të kryeministrit në sheshet e rindërtimit ndërpritet puna.

“Përtej transmetimeve me regji qendrore, në gërmadhat ku shfaqet nuk punohet më. Sapo fiken kamerat, punëtorët ikin dhe makineritë heshtin. Kështu ndodhi në shkollën Sami Frashëri, dhe po kështu sot në rrugën 5 maji ku u prezantua në 3D kompleksi i banimit”, shkruan Zhupa.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *