• |
ide | kryesore

Hëna Blu/ Shijoni spektaklin qiellor në këtë mbrëmje Halloween-i (FOTO)

-Instant, Lajme



Mbrëmjen e sotme ka rezervuar një spektakël qiellor për të gjithë adhuruesit e satelitit të Tokës. Fenomeni i njohur si “Hëna Blu” ku hëna shfaqet e plotë po ndodh, për herë të dytë brenda muajit. Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1974 që ka një Halloween me Hënë të plotë.  Dhe është Hëna e dytë e plotë e tetorit, e njohur edhe si Hëna blu, edhe pse nuk do të shfaqet blu në qiellin e natës.

Hëna e plotë e Halloween-it me shumë gjasa ndodh vetëm pak herë në shekull dhe nuk do të përsëritet më në rajonin tonë deri në 2039. Kjo do të jetë edhe hera e parë që një Hënë e plotë Halloëeen-i do të jetë e dukshme në të gjithë botën që nga 1944. Magjia e Hënës së  sotme nuk duhet humbur pasi do të jetë e fundit për të paktën 19 vitet e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *