• |
ide | kryesore

Ish-e dashura këngëtare shfaqet me Kim Jong-un/ Bashkëshortja nuk është parë prej muajsh

-Instant, Lajme, Planet



Një ish-e dashur e udhëheqësit komunist të Koresë së Veriut, është shfaqur së fundmi në mënyrë misterioze përkrah tij, gati nëntë muaj që kur bashkëshortja e tij legjitime është parë për herë të fundit. 43 vjeçarja Hyon Song-ëol, ishte ngarkuar me shoqërimin e figurave të ushtrisë në karriget e tyre dhe më pas i soli lulet udhëheqësit 36 vjeçar Kim.Detyra të tilla më parë bëheshin nga motra e vogël e diktatorit.  Hyon është vokalistja kryesore e grupit të vajzave Moranbong Band, dhe besohet të jetë njohur me Kim kur ata ishin të dy adoleshentë.

Ndërkohë bashkëshortja e Kim, Ri Jol-su nuk është parë që prej janarit dhe kjo i ka dhënë jetë spekulmeve se mund të ketë lindur. 31 vjeçarja Ri është martuar me Kim në 2009, në martesën me mblesëri nga babai i tij Kim Jong-il. Çifti besohet se kanë tre fëmijë, nga të cilët më i madhi është një djalë 10-vjeçar.

Disa raportime thone se ajo aktualisht po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh. Zëra të tjere aludojnë se Ri po merret me edukimin e vajzës së çiftit, e cila sapo ka nisur shkollën fillore.

 

 



1 Comment

  1. NUk ka mundesi te jene njohur kur “te dy ishin adoleshente pasi ajo eshte 43 vjec ai 36 ka 7 vjet me e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *