• |
ide | kryesore

Lukaku, i vetmi i pazëvendësueshëm: Conte duhet të shpikë një Inter të ri

-Instant, Sport



Lodhja muskulare në aduktorët e kofshës së majtë të pësuar në Ukrainë nuk do të ishte një lajm aq i keq nëse nuk do ti përkiste Romelu Lukakut. Rëndësia e sulmuesit për Interin e Contes e bën atë të vetmin lojtar të pazëvendësueshëm. Nuk do të jetë e sigurtë kundër Parmës në kampionat e, me shumë mundësi, edhe në sfidën e javës së ardhshme kudnër Real Madrid (edhe pse do të bëhet gjithcka për ta rikuperuar).

Conte duhet të shpikë tashmë një sulm të ri. Nuk është një mission i thjeshtë nëse konsiderohet që edhe Sanchez vjen nga një dëmtim e që, nëse mund të rikuperohet, me Parmën do ta nisë nga pankina. Kështu përkrah Lautaro Martinez do të ketë hapësirë për Pinamontin (qendra tjetër në dispozicion të Contes) ose për Perisic. Vitin e kaluar belgu ka munguar në tre ndeshje për shkak dëmtimi e, në sezonin actual ka qenë gjithnjë.

Për të kuptuar rëndësinë e tij mjafton të shohësh numrat: në vitin e parë me zikaltrit ka shënuar 34 gola në total (nga të cilët 23 në kampionat). 34, si ato të realizuar nga Ronaldo (Fenomeni) në debutimin e tij në Itali. Në këtë sezon Lukaku po ecën me një mesatare prej 1 goli për ndeshje (7 në total, 5 në Serie A e 2 në Champions në pa kaq prezenca). Por nuk janë numrat që bëjnë përshtypje. Prezenca e tij është aq e rëndësishme edhe për të marrë përpara skuadrën, duke liruar hapësira pas shpinës së tij, me spondet pë rata që vijnë nga prapa, në rrotullimin me mbrojtësin në markaturë, e në fuqinë kur niset në progression. Një lojtar i pazëvendësueshëm. Fati i Inter është që, në rastin më të keq, do ta humbasë vetëm për pak ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *