• |
ide | kryesore

Meta: Kushtetuta e 1998 ishte konsensuale, por u përdhos disa herë gjatë dy dekadave

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar se kushtetuta e vitit 1998 ishte konsensuale dhe mori votëbesimin e popullit. Sipas kreut të shtetit Meta, për fat të keq, ky votëbesim është përdhosur disa herë përgjatë këtyre dy dekadave, me ndryshime kushtetuese të nxituara, të pakonsultuara dhe të udhëhequra nga interesa politike afatshkurtra.

Meta nënvizon se precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, që i dha një goditje në zemër sistemit parlamentar dhe na çoi në gjendjen ku jemi ditën e sotme, nga demokracia parlamentare, në demokracinë e kryetarëve dhe të oligarkëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *