• |
ide | kryesore

Mourinho i tërbuar me humbjen në Europa League: “Stërvitja në 11…”

-Instant, Sport



Surpriza më e madhe e raundit të dytë të Europa League ishte disfata 1-0 e Tottenham përballë Antwerp, që i la Spurs në kuotën e tre pikëve në klasifikimin e grupit, bashkë me Lask Linz e pas belgëve që udhëheqin me pikë të plota. Një befasi që nuk i ka pëlqyer fare teknikut të anglezëve, José Mourinho, që nuk e ka kapërcyer humbjen e të tijve. Sigurisht i tërbuar me një sjellje që nuk i takon një skuadre që ka në organikë Bale, Kane, Son e Alli, Special One i ka dërguar një mesazh të qartë skuadrës përmes profilit të tij në Instagram: “Stërvitja në 11…”.

“Performancat e këqija meritojnë rezultate të këqija. Shpresoj që të gjithë në këtë autobus të jenë të mërzitur po kaq sa unë” ka shkruar Special One para se ti linte takimin në fushë lojtarëve të tij. Tashmë Kane e të tjerët duhet të reflektojnë në ndeshjen e të dielës në shtëpi, në Premier, kundër Brighton & Hove Albion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *