• |
ide | kryesore

Ndodh mrekullia në Turqi, nëna me 4 fëmijët nxirren të gjallë

-Instant, Lajme, Planet



Pas orëve të gjata të kërkimit në rrënojat e tërmetit të ndodhur në Turqi, ku qyteti më i prekur ishte izmiri, ka ndodhur mrekullia.

Një nënë së bashku me 4 fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesa e shembur plotësisht në Doëanlar. Fillimisht, ekipet arritën të kontaktojnë me nënën 38-vjeçare Seher Dereli Perinçek, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.  Pas afërsisht 23 orësh nga momenti i rënies së tërmetit, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat nënën së bashku me fëmijët e saj.

Aktualisht, grupet e kërkim shpëtimit janë duke punuar intensivisht në 8 ndërtesa të rrënuara në Bayraklë, ku bën pjesë edhe Dowanlar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *