• |
ide | kryesore

Nuk ka më dyshime, Loredana dhe Mozzik sërish bashkë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme Loredana dhe Mozzik u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit në një hotel me emër në Kosovë. Ata shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ku Mozzik ndodhej i ulur kurse Loredana po i thoshte diçka.

Duket se Mozzik ka qenë personi i parë që Loredana ka takuar me rikthimin në Kosovë dhe nuk është ndarë në asnjë moment prej tij. Dyshja janë parë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe këtë herë ka qenë “N’Zoom” që ka siguruar disa foto të tyre. Ata janë “kapur mat” duke dalë bashkë nga një hotel dhe shihen duke biseduar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë në foto bie në sy se Mozzik ka veshur të njëjtin jelek me të cilin Loredana është shfaqur dy ditë më parë në rrjete sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *