• |
ide | kryesore

Pandemia, Greqia ashpërson masat, mbyll baret e restorantet, ndalon lëvizjen deri në 5 të mëngjesit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greqia ka shtrënguar edhe më tej masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Protothema shkruan se ndër masat e reja që u njoftuan sot nga Kryeministri grek Mitsotakis, janë mbyllja totale e restoranteve, aktivitetet sportive, si dhe vendet e argëtimit.

Ndërsa do të ketë një shtetrrethim nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Masat izoluese, të ngjashme me ato në Francë do të zbatohen duke nisur nga 3/11 deri në 3/12, pra një muaj, deri në 3 dhjetor 2020. Universitetet gjithashtu do zhvillojnë mësim vetëm online dhe detyrohen punonjësit që kanë mundësi ta kthejnë punën nga shtëpia.

Këto masa sjellin ndryshime edhe në hartën epidemiologjike pasi territori do të ndahet në 2 zona.

Zona e parë përfshin zonat e gjelbërta dhe të verdha ku do të aplikohen masa si përdorimi kudo i maskave dhe ndalimi i trafikut nga ora 12 i mesnatës deri në 5 të mëngjesit.

Zona e dytë e cila e ka kurbën e infeksionit më të madhe, përfshin zonat portokalli dhe të kuqe, dmth Athinën dhe të gjithë Greqinë Veriore dhe për to, izolimi përfshin edhe mbyllje të hotelerisë, vendeve të argëtimit dhe aktiviteteve sporteve.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vuri në dukje se “Tetori i kuq” me rritjen eksponenciale të rasteve e detyron atë të vendosë përsëri në përparësi absolute mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

“Mesazhi im sot është një, që nuk doja mbyllje nga e para. Por nuk më lejohet të mbyll sytë para realitetit të ashpër.

Unë duhet të vë përsëri në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve grekë. Unë e kam këtë detyrim. Dhe kjo është ajo të cilës unë i shërbej ”, theksoi ai veçanërisht në fjalën e tij.



2 Comments

  1. “Mesazhi im sot është një, që nuk doja mbyllje nga e para. Por nuk më lejohet të mbyll sytë para realitetit të ashpër. Unë duhet të vë përsëri në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve grekë.”

    Po po patjetër, gjithçka në emër të “sigurisë publike”. Edhe Rama kështu flet. Duket se gangsterët që po drejtojnë këtë plan-demi, ju a paskan shtrydhur mirë topet. Mjerë popujt çfar tradhtarësh kanë në krye!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *