• |
ide | kryesore

PD i kujton Ramës njerëzit me rekorde kriminale që futi në Kuvend: Je i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO)

-Instant, 2018, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike reagoi ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama për procesin zgjedhor në selinë blu. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Rama është i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.

Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës”, shkruan ai, duke postuar videon.



2 Comments

  1. I fort ky ram KARIzmatiku ka gati 8 vjet ne pushtet dhe thote ne mandatin e trete do fus kriminelet, biznesmenet ne burg , po pse cfare beri ne keto vite , apo i pasuroi dhe ne mandatin e trete do ju marri pasurin dhe do i fuse ne burg si putini apo si erdogani, kjo po qe eshte mashtrim pa hile fare. Jo po ta dine oligarket se pas marrjes se mandatit te trete( larg qoft) do dorezojne ato qe kane marre ,kriminelet jo se i duhen per tregtin e kanabisit mjeksor. Po te eci nxorri ujin e zi ketij vendi

  2. Gazmend,je cun i mire,por behu edhe me i mencur.Rama,me ata kriminele qe thua ti,i ka marre,dhe sic po duket (nga veprimet tuaja teper te ngathta),do t’i marre,perseri zgjedhjet ne 21.Pra,me Ramen e rilindjes,mos pritni “paqe,nen ullinj”,por ju vete duhet te kishit ndezur me kohe,(jeni teper vone) “luften”,ndac me Komisionin politik,apo qofte edhe me ” hilet” e ambasadoreve sabotatore,sidomos asaj koreano-amerikane,qe duke genjyer miletin,me reforrmat,sidomos ne drejtesi,ata genjejne edhe vehten e tyre,sepse ne realitet,e dine mire,bile shume mire,se reforma jo vetem nuk ka,por edhe ajo qe ishte,u shkaterrua qellimisht,prej tyrejnen drejtimin sorrosian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *