• |
ide | kryesore

Projekti sekret i Superligës është në fazë të avancuar: sfidohet kundërshtimi i Uefa-s

-Instant, F1, Sport



Ishte “bomba” e fundit e hedhur nga Bartomeu para se të largohej nga presidenca e Barcelonës: organizimi i një Superlige që përfshin klubet më të rëndësishme europiane është në një fazë të avancuar. Uefa ka shpjeguar se nuk do të pranojë asnjë projekt të tillë, ndërsa e ka sulmuar si një shpikje italiane. Praktikisht nuk ekzistojnë alternativa të Champions League. Por shoqëritë që lëvizin fluksin më të madh të parave, në krizë ekonomike për shkak të Covid, kanë ndërmend të përdorin të gjithë mjetet e nevojshme për të fituar.

Hipoteza e një super kampionati europian kishte tërhequr vëmendjen pas lindjes së G-14, por rezistenca e Uefa-s e kishte mbyllur cdo diskutim. Prej kohësh klubet e mëdha duan të arkëtojnë përmes emrit të tyre, duke shfrytëzuar të ardhurat e garantuara nga të luajturit në një nivel të lartë cdo javë. Sipas të dhënave, bisedimet janë në fazë të avancuar dhe kanë përfshirë edhe Fifa-n e një grup investitorësh. Por ndërkohë, presidenti Infantino ka thënë se nuk ka asnjë interes për një kampionat si ky, duke qenë se ai ka për zemër vetëm botërorin e klubeve.

Emergjenca Covid, sidoqoftë, është duke e përshpejtuar projektin që duhet të nisë nga sezoni 2022-23. Gjithcka është e organizuar në bazë të 18 skuadrave që do të diskutojnë një kampionat normal përpara një playoff final për tu luajtur në një seli unike. 34 ndeshje të garantuara në stilin e Euroligës në basket. Klubet e përfshirë, sipas asaj që bën të ditur “Mundo Deportivo”, janë Barcellona, Real Madrid e Atletico në Spanjë, Liverpool, Manchester United, City, Chelsea, Arsenal e Tottenham në Angli, Juventus, Milan e Inter në Itali e Psg në Francë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *