• |
ide | kryesore

Tërhiqet Macron: “E kuptoj tronditjen e muslimanëve për karikaturat e profetit Muhamed”

-Instant, Lajme, Planet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin e tyre prej karikaturave të Profetit musliman. Megjithatë në një intervistë me rrjetin e Katarit, Al Jazeera, kreu i shtetit francez se nuk do të pranojë kurrë që ato mund të justifikojnë dhunën. Presidenti francez tha se besonte se reagimet e ashpra nga vendet muslimane kishin ardhur pasi njerëzit gabimisht besojnë se ai i mbështet karikaturat, apo se ato mund të jenë krijuar nga shteti francez. Ndërkohë shumë vende muslimane kanë nxitur bojkot të mallrave franceze kur Macron mbrojti të drejtën e shfaqjes së karikaturave, në kontekstin e lirisë së shprehjes.


“Unë i kuptoj ndjenjat që po shprehen dhe i respektoj ato. Por ju duhet të kuptoni rolin tim, që është të bëj dy gjëra; Të promovoj qetësinë dhe gjithashtu të promovoj të drejtat. Sot në botë ka njerëz që shtrembërojnë fenë islame dhe në emër të fesë që pretendojnë se mbrojnë ata vrasin … sot praktikohet dhunë nga individë dhe lëvizje në emër të fesë islame”, tha Macron. Macron shtoi se bojkoti i mallrave franceze mes zemërimit prej karikaturave është pa vlerë dhe i papranueshëm.


2 Comments

  1. fatkeqesisht, Andi Bushati me gjithe Shkullakun kane pranuar tezen e perplasjes se qyteterimeve, dhe me kete tregojne se nuk jane humaniste, por jane oportuniste te paskrupullt. Urime Bushati, urime Shkullaku

  2. bravo Bushati, nga ty pritej, sepse je investim i regjimit komunist. Iu mor shpirti miliona shqiptareve qe te prodhohej intelektualizmi yt oportunist qe promovon perplasjen e qyteterimeve. Kaq kollaj e ke kalimin ne fashizem,bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu