• |
ide | kryesore

Video/ Gervinho i bën shakanë e Halloween: Inter shpëton fytyrën në shtesë

-Instant, F1, Sport, Video



Inter nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Parmës në javën e gjashtë të Serie A. Pasi dominuan pjesën e parë, zikaltrit e Conte e panë veten nën dy gola, pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes për shkak të dygolëshit të Gervinho (46′ e 61′), i aftë të shfrytëzonte thellësinë. Brozovic në të 64′ hapi ndeshjen, por ishte goditja me kokë e Perisic në të 92′ që i evitoi humbjen Contes.


Një fund ndeshje të tillë – në terma rezultati – ndoshta nuk e priste, por nëse 2-2 i Perisic në të 92′ i evitoi humbjen e dytë në kampionat Interit, Conte ka disa kokëcarje për të zgjidhur. Mungesa e Lukaku, impenjimet e shumta e të paktën disa raste të pastra të humbura janë alibi për skuadrën zikaltër, që duhet thënë se edhe ndaj Parmës tregoi gjithë difektet e fillimit të sezonit.


Pak cinizëm në sulm e brishtësi evidente në mbrojtje, duke qenë se Parma gjeti golat në dy rastet e vetme ofensive të ndeshjes. Episode të dyshimta në zonë kishte, me Inter që kërkoi penalltinë e paakorduar nga arbitri Piccinini, por për të numëruar rastet e shpenzuara nga lojtarët e Contes nuk mjaftojnë gishtat e njërës dorë. E fundit, që mund ti ndryshonte fytyrën Contes ishte goditja me kokë e Vidal që përfundoi jashtë. E ky aspekt, me apo pa Lukakun, duhet sistemuar për të mundur të synojë lart.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *