• |
ide | kryesore

Video/ Gladbach zbret nga froni gjerman Leipzig: Wolf vendos ndeshjen

-Instant, Sport, Video



Humbja e parë në Bundesligë për Leipzig, që humbet kështu kreun e klasifikimit në Bundesligë, duke u pozicionuar pas shpinës së Bayern Mynih e Borussia Dortmund, pas 1-0 së pësuar në fushën e Monchengladbach. Vendosi ndeshjen një gol i Wolf në pjesën e dytë të takimit.

E të mendosh që Leipzig e nisi fort ndeshjen me Poulsen, që shkoi menjëherë pranë golit të avantazhit, por u bllokua nga një ndërhyrje spektakolare e Sommer. Në fund të 45 minutave të para Borussia Monchengladbach konfirmoi rritjen e pësuar me kalimin e minutave, me një gol, që për fatin e tyre të keq u anullua: Herrmann shënoi, por Var e bëri të pavlefshëm për një pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, në të 60′, erdhi edhe goli që vendosi ndeshjen: Herrmann sistemoi topin, duke e shtruar në mënyrë komode për të djathtën e Wolf, që mposhti Gulacsi e dënoi Leipzig. Të besuarit e Nagelsmann zbritën kështu në vendin e tretë me 13 pikë, -2 nga Bayern Mynih e Borussia Dortmund. Me këtë fitore, Monchengladbach parakalon Augsburg e, në pritje të Bayer Leverkusen, është në vendin e katërt në kuotën e 11 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *