• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool mban larg City e Chelsea: Klopp fiton me përmbysje ndaj West Ham

-Instant, Sport, Video



Liverpool i përgjigjet Manchester City e Chelsea në kampionat, duke mbajtur distancën e duke iu shkëputur për momentin tre pikë Everton në krye të klasifikimit. Në Anfield Road, Klopp fiton me përmbysje nga West Ham, por kishte nevojë për një penallti që të futej në lojë, përpara se Diogo Jota të vuloste fitoren 5 minuta nga fundi. Manchester City kthehet tek fitorja në Premier League duke fituar 1-0 në fushën e Sheffield United, falë goditjes së fuqishme të Walker në të 28′. Citizens ngjiten në kuotën e 11 pikëve në klasifikim, një më pak se Chelsea, që kalon në transfertë Burnley (0-3), falë Ziyech (26′), Zouma (63′) e Werner (70′).



SHEFFIELD UNITED-MANCHESTER CITY 0-1
Pavarësisht vuajtjes në fund, Manchester City imponohet në Bramall Lane e arrin në renditje Tottenham. Fillim shpërthyes i formacionit të Guardiolas: portieri Ramsdale i mohoi avantazhin Ferran Torres e më pas edhe Rodri. Sidoqoftë City zhbllokoi situatën në të 28’ me një goditje të fortë të Walker nga 20 metra, pas sugjerimit të Sterling. Në pjesën e dytë De Bruyne shkoi pranë golit, ndërsa Ramsdale duhet të bënte një gjysëm mrekulli për të devijuar goditjen e dënimit të Mahrez. Në gjysmën e dytë të pjesës së dytë Sheffield nisi presionin: Berg dribloi Cancelo, e shërbeu për Lundstram që goditi ngjitur me shtyllën. Në të 72’ Ederson shpëtoi të tijtë në një parabolë të Breëster, i vetëm me portierin brazilian. E megjithatë në fund të takimit, nënkampionët e Anglisë mund të festojnë.

BURNLEY-CHELSEA 0-3
Gjithcka sipas parashikimeve në Turf Moor, një nga stadiumet më antikë të Anglisë, ku Chelsea i Frank Lampard mposhti Burnley e Sean Dyche me rezultatin 0-3. Pas katër golave të shënuara në portën e Krasnodar në Champions, Blues u kthyen në atmosferën e kampionatit, duke përballuar qetë një kundërshtar në krizë, që deri në këtë pikë kishte marrë vetëm një pikë në Premier. Burnley e nisi me dëshirë ndeshjen, duke i vënë në vështirësi minutat e para. Chelsea dominoi zotërimin e topit e zhbllokoi ndeshjen (26’) me ish-mesfushorin e Ajax, Ziyech, që në hyrje të zonës kaloi Blues në avantazh. Në pjesën e dytë gara nuk ndryshon, me Chelsea që mbajti ritmin dhe dyfishoi në të 63’ kur Zouma, i lënë vetëm mposhti me kokë Pope. Sfida u vulos në të 70’, kur Werner shfrytëzoi një asist të Ziyech, për ti ngjitur londinezët me 12 pikë, pas Everton, Liverpool e Wolves.



ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Sheffield United 0 – 1 Manchester City
Burnley 0 – 3 Chelsea
Liverpool 2 – 1 West Ham United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *